“Opozita tregoi fytyrën e vërtetë”/ Vjen paralajmërimi: Ja çka i pret LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

Politika

“Opozita tregoi fytyrën e vërtetë”/ Vjen paralajmërimi: Ja çka i pret LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 21:39
Kuvendi i Kosovës

Partitë opozitare vazhdojnë të jenë të distancuara me qeverinë, ato jo vetëm që refuzojnë të bashkëpunojnë, por braktisin edhe seanca solemne si ajo e përvjetorit të pavarësisë.

Me 14 shkurt, opozita lëshoi sallën e Kuvendit teksa kryeministri Albin Kurti po e mbante fjalimin e tij, për nder të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së u ngriten nga ulëset e tyre dhe dolën jashtë.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca iu bëri thirrje që të sillen me dinjitet.

“Kjo është një seancë solemne, ju lutemi të sillemi me dinjitet, është dita e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.

Mirëpo, opozita nuk dëgjoi fjalët e Konjufcës dhe nuk u kthye brenda.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi bojkotimin e seancës solemne, kushtuar Pavarësisë së Kosovës, nga partitë opozitare.

Ai u shpreh se ky veprim e shpërfaqi më së miri fytyrën e vërtetë të opozitës, ku vepruan nga inatet politike.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti

“Opozita, pavarësisht se mundohet të tregoj se është institucionale, ajo në ditën e përvjetorit të Pavarësisë e ka shpërfaqur fytyrën e saj të vërtetë. Largimi nga seanca solemne më e rëndësishme për një vend, ka treguar fytyrën e saj të vërtetë prej inatçoreje”, deklaroi analisti.

Mehmeti kërkoi nga partitë opozitare të çlirohen nga urrejtja dhe mllefi që kanë për kryeministrin Albin Kurti.

Ai thotë se ndonëse Kurti i ‘gjunjëzoi’ në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit, opozita duhet ta pranojë realitetin dhe të ecë përpara.

“Një opozitë e tillë përligj më së miri ndëshkimin që ia dhanë qytetarët me 14 shkurt të vitit të kaluar. Pavarësisht se si do të vepronte Qeveria, Kryeministri, opozita nuk është dashtë ta lëshoj sallën. Fatkeqësisht opozita duhet të çlirohet nga urrejtja ndaj Albin Kurtit, njeriu që i ka gjunjëzuar duke kuptuar realitetin, ata mund të ecin përpara”, theksoi ai.

Në fund, analisti vlerësoi se me bojkotimin e seancës solemne, opozita bëri “autogol”. Dhe, krahas kësaj, atë e pret një ndëshkim i radhës nga qytetarët e vendit.

“Me veprimet e tyre opozita bëri autogol, në vend se të shfaqej e dinjitetshme për ngjarjen më të rëndësishme të vendit tonë. Një opozitë e tillë nuk është e gatshme për të marr pushtetin, arroganca, nuk është shpërblyer kurrë nga qytetarët, kështu që opozita do të marrë prapë atë që mori me 14 shkurt të vitit të kaluar, kurdo që mbahen zgjedhjet”, përfundoi Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat