Eksperti i sigurisë jep paralajmërimin: Kështu mund të ndodhë Lufta e tretë botërore

Politika

Eksperti i sigurisë jep paralajmërimin: Kështu mund të ndodhë Lufta e tretë botërore

Nga: A.SH Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ndikuar në gjithë botën.

Përfaqësuesi i lartë evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka tërhequr vërejtjen për mundësinë e shpërbërjes së Bosnje e Hercegovinës.

Ai ka kërkuar nga ministrat e BE-së që ta ndalin këtë dinamikë sepse Bosnja dhe Hercegovina mund të shpërbëhet në disa copa.

“Ministrat e BE-së do të duhet të marrin vendim se si ta ndalin këtë dinamikë në Bosnjë e Hercegovinë dhe të evitojnë që shteti të shpërbëhet në disa copa. Kjo është një situatë kritike dhe ministrat duhet të miratojnë disa vendime për këtë gjë”, ka thënë Borell.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Bota sot” thotë se që nga ish-Jugosllavia, Bosnja dhe Serbia njiheshin si me të drejta të barabarta si republika, por që Serbia ishte ajo, e cila trashëgoi armatimin e fuqishëm jugosllav dhe kreu masakra ndaj myslimanëve në atë kohë. Ai thotë se lufta atje u ndërpre vetëm me ndërhyrjen e Amerikës.

Sipas tij, atje ende ka çështje të pazgjidhura, duke shtuar se Serbia dëshiron që një pjesë nacionaliste e banuar me serb e që quhet “Republika Serbe” ta shkëput nga Bosnja, e që nëse ndodhë do të hapte dilema të tjera për kufijtë e Ballkanit.

“Tani që nga ajo kohë, kur është arritur Marrëveshja e Dejtonit, ka mbretëruar qetësia në atë regjion dhe nuk ka pasur më incidente luftarake, megjithatë ende ka çështje të pazgjidhura dhe shpesh ana serbe me politikat nacionaliste dëshiron që pjesën e banuar me serb e që quhet “Republika Serbe“ ta shkëpusë nga shteti i tanishëm që quhet Bosnja dhe Hercegovina, dhe t’ia bashkëngjes Serbisë. Por meqenëse garantues për marrëveshjen e Dejtonit është Amerika, ajo pjesë e “Republikës Serbe” nuk mund të shkëputet pa pëlqimin e Amerikës, e që vështirë se mund të ndodhë që t’i bashkëngjitet Serbisë sepse kjo do t’i hapte edhe shumë dilema të tjera të kufijve që janë në Ballkan, e që ka pretendime të ndryshimeve të kufijve të tjera shteteve, prandaj me këtë mund të fillohet me luftime tjera mes atyre shteteve që kanë pretendime për ndërrimin e kufijve”, thotë ai.

Kurse, sa i përket deklaratës së Borrellit, ai thotë se edhe pse ekziston rreziku për një copëtim të Bosnjes, këtë çështje e vendosin të fortit e botës që është vështirë të ndodhin luftëra të tilla, sepse këto luftëra mund të dalin nga kontrolli dhe mund të vije deri te lufta e tretë e botërore.

“Përfaqësuesi i lartë evropian për Politika të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell e ka tërhequr vërejtjen për mundësinë e shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, e që kjo e thënie e tij paraqet një shqetësim për tërë Ballkanin sepse po që se ndodhë kjo, do të hapen shumë dilema të kufijve që janë të pazgjidhura me vite të tëra, qindravjeçare, vetëm të përkujtojmë se shqiptarët në të gjitha shtetet ku jetojnë janë të kufizuar nga vet shqiptarët. Prandaj, nga këtu shtrohet pyetja pse të jemi kështu të copëtuar dhe a do të thotë se tani është koha që të bashkohen trojet tona shqiptare mes veti, prandaj duke u bazuar në këtë çfarë ka thënë Borrell gjithnjë ekziston rreziku i zgjerimit të luftës edhe në shtetet tjera fqinje, dhe për krejt këtë çështje vendosin të fortit e botës që është vështirë të ndodhin luftëra të tilla, sepse këto luftëra mund të dalin nga kontrolli dhe mund të vije deri te lufta e tretë e botërore. Por, nëse ndodh që “Republika Serbe” të ndahet nga Bosnja dhe t’i bashkëngjitet Serbisë, me marrëveshjen dhe lejen e Amerikës, atëherë e sigurt do të ishte se Kosovës do t’i bashkangjiten Presheva, Bujanovci dhe Medvegja si dhe pjesët tjera shqiptare të Maqedonisë, gjë që megjithatë do të parasheh kohë të gjatë deri në arritjen e këtyre mundësive dhe qëllimeve, prandaj kjo çështje tani do të marr kohë të gjatë për jetësimin dhe arritjen e këtyre qëllimeve, e që është gati e pamundur të arrihet një gjë e tillë në marrëveshje me të gjitha palët dhe pa luftë”, përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat