“Asnjë populli dhe asnjë vendi nuk i kanë munguar tadhtarët”, si u shantazhua Thaҫi nga Serbia e Haga, e më pas shantazhoi edhe Isa Mustafën

Politika

“Asnjë populli dhe asnjë vendi nuk i kanë munguar tadhtarët”, si u shantazhua Thaҫi nga Serbia e Haga, e më pas shantazhoi edhe Isa Mustafën

Nga: H.O. Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:05
Arkiv

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’, ka përmendur rastet kur janë marrë vendime në dëm të shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se fillimisht një vendim i tillë ishte marrë nga Hashim Thaҫi kur nënshkroi marrëveshjen e parë të ‘Parimeve Qeverisëse të Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me kryeministrin Ivica Daçiç’.

Image
Idriz Zeqiraj

“19 prill 2013 – Hashim Thaçi nënshkruan në Bruksel marrëveshjen e Parë të Parimeve Qeverisëse të Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me kryeministrin Ivica Daçiç, ish-zëdhënësin e qeverisë së Slobodan Milosheviçit, dhe Ministrin e Jashtëm aktual të Serbisë. Kjo marrëveshje i hap rrugën negociatave për themelimin e “Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thotë Zeqiraj.

Ndërkaq, pas tij, një vendim të ngjashëm kishte nënshkruar edhe Isa Mustafa.

“25 gusht 2015 – Isa Mustafa nënshkruan në Bruksel marrëveshjen për Parimet e përgjithshme/elementet kryesore të “Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë” me ish-ministrin për Informim në qeverinë e Slobodan Millosheviçit dhe kryeministrin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç", thekson ai.

 Zeqiraj përmend mënyrën se si vendime apo marrëveshje mund të shfuqizohen, duke përmendur kështu marrëveshjet si ajo e Demarkacionit dhe Asociacionit.

“Clausula "Rebus Sic Stantibus", është doktrinë e njohur ligjore ndërkombëtare, e cila mundëson që një kontratë, vendim apo marrëveshje ndërshtetërore të shfuqizohet. Dhe, për shfuqizimin e marrëveshjeve të dëmshme, madje fatale për Kosovën, duhet argumentuar pavleftëshmërinë e nënshkrimit. Marrëveshjet, qoftë ajo e Demarkacionit, e Asosiacionit dhe të tjera, të nënshkruara nga zyrarët e lartë shtetërorë, janë bërë në konspiracion të plotë dhe pa fije transparence, për strukturat shtetërore dhe popullin e Kosovës. Elementi i tradhtisë, tashmë, është konsumuar”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se ‘ngritja e një akuze, kundër protagonistëve të pazareve të pista, me Malin e Zi dhe Serbinë, qoftë ajo edhe formale, për tradhti, do ta lehtësonte shumë shfuqizimin e marrëveshjeve dhe procesin e dialogut’.

“Sepse, tashmë, dihet se shantazhi ka qenë zinxhirorë. Hashimi i shantazhuar i dyfishtë: nga Serbia dhe Haga, meqë ato i kanë dosjet për krimet faktike të Hashimit me shokë. Dhe, Isa ka qenë i shantazhuar nga Hashimi dhe SHIK-un i tij kriminal”, vlerëson publicisti Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat