Fondi i Sigurisë, përgatitje për mbrojtje nga Serbia / Shteti serb nuk heqë dorë nga orekset për luftë

Politika

Fondi i Sigurisë, përgatitje për mbrojtje nga Serbia / Shteti serb nuk heqë dorë nga orekset për luftë

Mimoza Lakna Nga Mimoza Lakna Më 5 mars 2022 Në ora: 18:55
Qeveria e Kosovës

Ditë më parë qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Fondin e Sigurisë.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, ka autorizuar Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.

Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka thënë kryeministri.

Kurti është shprehur se në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë, por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat