Demarkacioni në diskutim me Malin e Zi? Analistët tregojnë a mund të zhbëhet marrëveshja

Politika

Demarkacioni në diskutim me Malin e Zi? Analistët tregojnë a mund të zhbëhet marrëveshja

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 23 mars 2022 Në ora: 09:12
Foto ilustruese

Janë bërë 4 vjet që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan Demarkacionin me Malin e Zi.

Kundër kësaj marrëveshje ka qenë Lëvizja Vetëvendosje e kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, njëherësh kryeministër i Kosovës, vazhdon ta kundërshtojë atë.

Tani, duke qenë kryeministër i vendit, mendon që të merret sërish me këtë çështje, të cilën e kishte kundërshtuar aq shumë.

Të hënën ai ka thënë se po pret që të formohet qeveria e re në Malin e Zi, që më pas të fillojnë takimet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Mallit të Zi, lidhur me çështjen e Demarkacionit.

Kurti tha se qeveritë e kaluara padrejtësisht ia falën Malit të Zi 8200 hektarë të territorit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat