Bisedimet me Malin e Zi për Demarkacionin, juristi tregon kush dëshiron të ndizen “shkëndija politike”

Politika

Bisedimet me Malin e Zi për Demarkacionin, juristi tregon kush dëshiron të ndizen “shkëndija politike”

Nga: G.B Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:34
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje kishte kundërshtuar ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Megjithatë, ai ishte votuar nga deputetët e tjerë të Kuvendit dhe tashmë janë bërë 4 vite që nga ratifikimi i kësaj marrëveshje.

E tani kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se do ta diskutojë atë me Qeverinë e Malit të Zi, sapo ajo të zgjidhet.

Sipas tij, qeveritë e kaluara padrejtësisht ia falën Malit të Zi 8200 hektarë të territorit të Kosovës.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani vlerëson se kjo çështje është e kryer pasi është nënshkruar marrëveshja dhe çdo gjë ka përfunduar.

Image
Blerim Burjani

“Kjo është çështje e kryer edhe është nënshkruar marrëveshja, pra kjo punë ka përfunduar nuk është mirë dhe aspak pozitive në këtë kohë të flitet për këtë temë dhe në këtë kohë kur bota po ballafaqohet me agresionin rus në Ukrainë, e tërë vendim ndërkombëtar është orientuar atje”, ka thënë ai.

Sipas juristit, kjo temë nuk duhet të nxitet pa pëlqimin e Malit të Zi dhe se kjo i konvenon Serbisë që të ndizen shkëndija politike në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kjo i konvenon vetëm Serbisë që të ndizen shkëndija politike Kosovë -Mal i Zi. Kjo ide prish balancën e fuqive perëndimore për paqe dhe stabilitet. Pra, pa pëlqim edhe të Malit të Zi, kjo temë nuk duhet të nxitet asnjëherë, nëse veç ka pëlqim të rishikimit, atëherë kjo është diçka tjetër por pa pëlqim dypalësh në këtë çështje është humbje kohe”, ka potencuar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat