“Rinia po ikën, e po kërkohen para për armë, kush do t’i përdor ato”?

Politika

“Rinia po ikën, e po kërkohen para për armë, kush do t’i përdor ato”?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 26 mars 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave kanë themeluar Fondin e Sigurisë për të grumbulluar mjete, të cilat dedikohen për siguri. Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.

Llogaria është bërë funksionale nga data 2 mars 2022, dhe të gjitha transferet mund të realizohen brenda dhe jashtë vendit.

Gazeta ka kontaktuar Ministrinë e Financave sa i përket këtij Fondi nëse kanë filluar të grumbullohen mjete dhe sa mjete janë grumbulluar deri më tani, mirëpo e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

A do të ndikojë në grumbullimin e mjeteve për këtë fond, situata e rënduar ekonomike në vend, ngritjet e ҫmimeve të naftës e të produkteve ushqimore?

Lidhur me këtë ҫështje, për ‘Bota sot’ ka folur njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj. Ai thotë se, qytetari dhe populli i Kosovës ka dëshmuar që në ҫdo moment historik, që ka qenë, gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të dhimbshmen për shtet-ndërtimin e Kosovës. 

Kadriaj: Këtë fond për siguri, qytetari e ka përqafuar, pavarësisht kushteve 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat