Takimi i dy ministrave të Mbrojtes, kërkohet koordinimi i përvojave

Politika

Takimi i dy ministrave të Mbrojtes, kërkohet koordinimi i përvojave

Nga: A.M. Më: 29 mars 2022 Në ora: 22:11
Takimi online

Ditë më parë, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj dhe ai i Shqipërisë, Niko Peleshi, kanë biseduar për situatën e sigurisë në dy vendet shqiptare pas pushtimit rus në Ukrainë.

Lidhur me këtë takim, ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Hasan Zeneli. Ai në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky takim është dashur që të ndodhë më herët.

“Unë vlerësojë takimin e  dyja ministrive tona, asaj të mbrojtjes së Shqipërisë dhe Kosovës .Ky takim është dashtë të ndodhë muaj më parë . Edhe pse takim i vonuar,  por i qëlluar dhe i bëjmë thirrje Presidencës që ti përditësojë takimet dhe ti koordinojë përvojat!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai është shprehur se duhet të punohet në mbrojtjen e vendit.

“Unë e kam theksuar edhe në deklaratat e mija se, është fat që Shqipëria është vend anëtarë i Nato-s  por, ushtarët e kësaj aleance nuk do të luftojnë dhe të vdesin për trojet e shqiptarëve dhe ne të rrimë duarkryq. Kombi ynë duhet të dijë të vërtetën se çfarë po bëjnë dy qeveritë tona për armatosjen e forcave aktive dhe rezerviste në rast lufte. Për mbrojtjen punohet me dekada dhe jo me fushata. Shumë prej këtyre që na drejtojnë sot, në rast lufte janë të parët që ikin në drejtim të parave të vjedhura, dhe luftën do ta bëjmë prapë ne populli si gjithmonë në historinë tonë”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat