Kosova dhe Shqipëria me një strategji të përbashkët për sigurinë?

Politika

Kosova dhe Shqipëria me një strategji të përbashkët për sigurinë?

Nga: A.M. Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:53
Ilustrim

Kosova dhe Serbia duhet t`i intensifikojnë bashkëpunimin e tyre edhe në fushën e sigurisë.

Pasi, vetëm në këtë mënyrë dy shtete shqiptare do të jenë më të sigurta.

Njohësi i çështjeve të Sigurisë, Hasan Zeneli në një prononcim për “Bota sot”, ka dhënë një propozim për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për të bërë një strategji mbrojtjeje kombëtare”, ka thënë Zeneli.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Hasan Zeneli, dy shtetet shqiptare duhet të kenë një buxhet për mbrojtjen e mbrojtjen e trojeve shqiptare.

“Mua më shqetëson shumë fakti se dy shtetet tona nuk po japin mesazhe të një bashkëpunimi të mirëfilltë për një strategji mbrojtjeje kombëtare me buxhete lufte shtesë për mbrojtjen e trojeve tona siç po bën çdo shtet tjetër i aleancës të Nato-s ose jo”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat