Ky ishte nënshkrimi fatal i Hashim Thaçit!

Politika

Ky ishte nënshkrimi fatal i Hashim Thaçit!

Nga: N. Sh. Më: 20 prill 2022 Në ora: 17:22
Hashim Thaçi

Më 19 prill 2013 u nënshkrua marrëveshja parë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.

Këtë marrëveshje e ka komentuar analisti politik, i cili jeton në Amerikë, Binak Maxharraj.

Ai thotë se, Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

“Që nga ai nënshkrimi fatal i kryeministrit Hashim Thaçi u mbushën nentë vite të kota dialog me Serbinë. Gjatë gjithë këtyre viteve u bënë mbi 40 marrëveshje paçavra që nuk kishin të bënin fare me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por me tepër ato ishin marrëveshje për tensionimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë nga të cilat Serbia pothuajse nuk e zbaton asnjërën prej tyre”, thotë Maxharraj.

Ai pohon se, këto marrëveshje paçavra ishin në favor të Serbisë dhe jo të Kosovës.

“Me këto marrëveshje paçavra humbëse doli Kosova, sidomos ishin fatale ato marrëveshjet për Asociacionin e Koumunave me shumicë serbe që u nënshkruan me 2013 dhe 2015 nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ku lejohet që në Veri të Kosovës të formohet një mini shtet serb në zemër të Kosovës të cilave edhe sot e kësaj dite Kosova po ua sheh sherrin në përplasjet me Serbinë”, thekson ai.

Sipas tij, gjatë githë kësaj kohe që prej nënshkrimit të kësaj marrëveshje asgjë e mirë nuk është arritur.

“Në vend se këto raporte të përmiresohëshin në të mirë të dy shteteve ato janë këqesuar edhe më shumë, sepse gjatë këtyre viteve Serbia edhe më shumë e shtriu prezencën në Veri ku Kosova pothuajse nuk kishte fare qasje sepse Veriu pothuaj u serbizue tërësishtë, morën hov strukturat paralele, krimi i organizuar u formua Lista Srpska me dirigjimin e Vuçiqit, por edhe me ndihmën e Hashim Thaçit, që të dominojë veriun. Serbët e veriut aspak nuk bashkëpunonin me qeverinë qëndrore në Prishtinë, anipse merrnin pjesë sa për sy e faqe, kurse ata drejtohëshin dhe dirigjoheshin nga Beogradi. Hyrja e këtillë në dialog me Beogradin ishte krejtesish e gabuar, sepse Serbia nuk hyri për me bë ndonjë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve por pikë synim kishte tensionimin e situatës me Kosovën çfarë edhe arriti ta bëjë duke e pas përballë Hashim Thaçin e dobët dhe të shantazhuar, thjesht Serbia ka hye në dialog jo për ndonjë marrëvshje për normalizim por për përfitim që synim nacional e kishte ndarjën e Kosovës apo marrjën e Veriut të Kosovës”, thekson Maxharraj.

Ai thekson se, është shumë interesant se pse Kosova dhe Hashim Thaçi lejoi që të dialogohet për ndonjë marrëveshje pa kërkuar asnjë kusht elementar nga Serbia si kërkim falje, për të pagjeturit, përdhunimet, etj.

“Përkundrazi Hashim Thaçi bile kërkonte të formohet komision i posaçëm për pajtimin pa kushte me Serbinë se gjoja krimet e luftës nga Serbia qenkan vjetruar, anipse dihet se krimi nuk vjetrohet kurrë. Dhe Serbia ishte në rrugë të mirë të ralizojë këtë sepse i shantazhuari Hashim Thaçi ia lejoj vetes të hapë debatin për ndarjën e Kosovës. Por deshti fati e ndali Angela Merkel dhe Amerika të cilin e zbritën nga aeroplani në gjysmë të rrugës ku fluturonte për këtë qëllim dhe e dërguan në Hagë, dhe Kosova shpëtoi pa u nda. Egziston një mendim i përgjithshëm në opinionin e gjerë se Kosova sot do të ishte shtet më i fortë sikur të mos hynte fare në dialog me Serbinë vrastare”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat