Mulliqi: 27 vjet rrugëtim i ndritur i gazetës kombëtare “Bota sot”

Politika

Mulliqi: 27 vjet rrugëtim i ndritur i gazetës kombëtare “Bota sot”

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2022 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Gazeta kombëtare "Bota sot" mbushi plot 27 vite që nga themelimi i saj, derisa 27 vjet më parë, bota e informimit në Kosovë ishte në terr.

Andaj lindi nevoja për të krijuar një dritare informimi, në mënyrë që shqiptarët të informoheshin në gjuhën shqipe, nga shqiptarët e vërtetë që mendonin, frymonin e vepronin shqip me plot kuptimin e fjalës.

“Bota sot” ishte gazeta në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës që thuhej e shkruhej shqip.

Ajo madje u bëri ballë edhe shumë vështirësive, e të cilat ishin të shumta.

Bashkëpunëtori Skënder Mulliqi me rastin e përvjetorit të gazetës ka vlerësuar punën e saj dhe informimin e drejtë e të saktë për opinionin në Kosovë.

“27 vite të një rrugëtimi të ndritur të gazetës kombëtare Bota Sot. Është ky përvjetor, që na kujton gjithë atë rrugëtim me plotë sfida të një gazetë më prestigjioze shqiptare. Ajo mbrojti me besnikëri kauzën e drejtë kombëtare. Nuk ishte rastësisht gazeta më e dashur, më e lexuara dhe me e shitura në trojet etnike. Me besnikëri përçoi të gjitha mesazhet se si duhet dashur Atdheu dhe Kombi. Përçoi mesazhe të qarta te shqiptarët dhe te bota demokratike, për shtetndërtim dhe mirëqenie. Përçoi mesazhe të qarta se si duhet bërë lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, dhe të të gjitha dukurive tjera negative të pas luftës”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe pse për të përçuar të vërtetën te publiku nuk ishte e lehtë, madje edhe me vrasje të gazetarëve, gazeta “Bota sot” nuk e ndali kurrë rrugëtimin e saj drejt së vërtetës.

“Kombëtarja Bota Sot afirmoi shtetin e Kosovës në botë. Kjo gazetë afirmoi çdo vlerë kombëtare. Ky rrugëtim i saj nuk ishte i lehtë, ishte me plot rreziqe, duke plasuar në opinion të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, për çka u kërcënua disa herë, dhe duke ju vra kolumnisti, Bardhyl Ajeti dhe bashkëpunëtori, Xhemajl Mustafa. Por, pavarësisht të gjithave Bota Sot, kurrë nuk e ndali rrugëtimin e saj për informim të drejt dhe të saktë të opinionit të gjerë publik. Në përvjetorin e 27-të, ne urojmë pronarin e gazetës, Xhevdet Mazrekaj duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të reja në punën e madhe të cilën po e bënë. Një urim i veçantë shkon edhe për stafin e deri djeshëm dhe të sotëm, si dhe për bashkëpunëtorët e shumtë të gazetës të cilët me përkushtim dhe gëzim të pashoq po e kryejnë misionin e zorshëm të tyre prej gazetari. URIME....!”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat