“Ndizet alarmi”/ Kërkohet dëbimi i priftërinjve serbë, agjent të UDB-së dhe KOS-it, nga Kosova

Politika

“Ndizet alarmi”/ Kërkohet dëbimi i priftërinjve serbë, agjent të UDB-së dhe KOS-it, nga Kosova

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 19 korrik 2022 Në ora: 15:41
Priftërinjt serbë

Ditë më parë një nga temat që mori vëmendjen e opinionit publik është prezenca e priftërinjve serbë, në Kosovë, të cilët mund të jenë spiunë të KOS-it dhe të BIA-s së Beogradit.

Është Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili në një intervistë dhënë për televizionin publik malazez ku duke diskutuar për raportet me Kishën Ortodokse Serbe, ai i akuzoi se kanë mbështetur dhe kanë marrë pjesë në vrasje dhe krime të kryera nga Serbia në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi, ku bën pjesë edhe Kosova.

Gjukanoviç rikujtoi rezolutën e miratuar kohëve të fundit në Parlamentin Evropian, për të konfirmuar kritikën e tij ndaj këtij institucioni fetar.

“Ky institucion duhet të rikonstruktohet tërësisht në rrjetin priftëror, sepse Kisha Ortodokse Serbe ne e dimë që çoi në praktika tejet të këqija, me priftërinj të KOS-së të cilët merrnin pjesë në fushata të shumta ushtarake anembanë ish-Jugosllavisë, të cilët janë mbështetës dhe madje edhe aktor të krimeve të kryera dhe të cilët besojnë se uniforma priftërore mund t’i mbrojë”, ka thënë për RTCG, Presidenti i Malit të Zi.

Kisha Ortodokse Serbe, ishte e gatshme për reagim duke e akuzuar për “ateist të deklaruar”.

“Pasi që ky njeri është ateist i deklaruar dhe i cili në shumë raste ka treguar se nuk e kupton rendin kishtar në shoqëri dhe në histori, dhe a nuk do të ishte më mirë që të jetë konsistent me pikëpamjet e tij dhe politikat t’i bëjë jashtë temave kishtare”, u shpreh Kisha Serbe.

Por, cila është e vërteta e Kishës Serbe dhe e priftërinjve të saj?

Shqiptarët e kanë përvojën më të hidhur në histori prej saj. Në kontekst të këtij debati, dhe të debatit të nxitur nga eksperti amerikan David Filips për dëbimin e diplomatëve rus nga Kosovë si spiun të GRU-së, Shërbimit Sekret të Rusisë, analisti Idriz Morina, dha idenë se efekt më të madh për pastrimin nga elementet serbo-ruse, do të kishte realizimi i dëbimit të priftërinjve serb, për të cilët mund të vërtetohet apo ka dyshime të bazuara se janë agjent të BIA-s (ish UDB) dhe të KOS-it, përkatësisht bashkëpunëtorë të Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë së Serbisë.

Mirëpo a mund t’i dëbojë Kosova priftërinjtë serb, që janë spiunë të KOS-it dhe të BIA-s serbe?

Natyrisht që një gjë e tillë duhet të ndodhë, pasi ka shumë priftërinj serb, të cilët duhet të hetohen dhe të zbulohen nëse kanë bashkëpunuar edhe në krime lufte dhe të tjera ndaj shqiptarëve.

Tahiraj: Kisha serbe mori pjesë në hartimin e platformave për shfarosjen e shqiptarëve

Image
Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë

Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëpunëtorë i ngushtë gjatë luftës në Kosovë i Sali Çekajt, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se kishat kanë bërë spastrimin e shqiptarëve dhe se gjithmonë kishat serbe mbanin bajrakun për të kryer gjenocide.

“Duke shikuar historinë tonë, kemi së paku katër gjenocide që i shkaktuan serbët ndaj shqiptarëve. Duke filluar nga viti 1877 kur u bë spastrim i plotë etnik në regjionin e Toplicës me mbi 700 vendbanime. Përdorën metodat më kriminale, masakra në burra e gra, fëmijë dhe pjesa tjetër e mbetur u syrgjynos në Turqi në bazë të një marrëveshjeje që kishin me serbët. Ky ishte gjenocidi i parë për ta përfunduar me spastrimet e fundit në luftën e Kosovës. Në të gjitha periudhat historike, në mënyrë permanente ishin të koordinuara mirë të gjitha institucionet e shtetit serb së bashku me kishën, akademinë, intelektual e shkrimtarë të tjerë dhe projektuan platforma të shumta për shfarosjen e shqiptarëve. Kisha serbe mbante bajrakun në idetë, frymëzimin dhe bekimin e realizimit të këtyre programeve. Kështu ndodhi edhe në luftën e fundit në Kosovë”, thotë ai.

Tahiraj shton tutje që për të gjitha masakrat, dhunimet dhe metodat tjera gjenocidiale që bëri ushtria serbe, përgjegjësinë kryesore e mban kisha e saj si ideatore dhe frymëzuese e këtyre bandave.

“Ajo ishte çerdhe e krimit, frymëzimit dhe bekimit të kriminelëve serb, të cilët masakruan dhe dhunuan popullatën e pafajshme. Kriminelët serbë bekoheshin nga kisha serbe dhe dërgoheshin për të vrarë në "luftën e shenjtë të popullit ..."

Për të gjitha masakrat, dhunimet dhe metodat tjera gjenocidiale që bëri ushtria serbe, përgjegjësinë kryesore e mbanë kisha e saj si ideatore dhe frymëzuese e këtyre bandave. Për këtë ajo duhet të jetë në bankën e zezë të Tribunalit Ndërkombëtar, e jo të mbrohet. Të njëjtën gjë ajo po e vazhdon edhe sot, por me metoda tjera perfide. Kishat serbe në Kosovë janë çerdhe agjenturash të shërbimit sekret serb. Pothuajse të gjithë popat dhe shërbyesit tjerë kishtarë, fshihen prapa uniformës kishtare a në fakt janë agjent të shumëfishtë të regjur të BIA-s serbe. I tillë perfid është edhe Arkimandriti, igumeni Sava Janjiq në manastirin e Deçanit. Aty nuk mbrohet feja, e as ritet fetare kishtare, por bëhen veprime puro politike nga një poliagjent i regjur që më së shumti e maskon të vërtetën, sidomos para ndërkombëtarëve”, thotë më tej Tahiraj.

Të gjitha institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, në veçanti AKI-ja (njerëzit e pastër të saj), duhet urgjentisht ta verifikojnë këtë rrjet agjenturorë së bashku me spiunazhin rus që çerdhet i kanë të përbashkëta, kryesisht në kisha, të arrestohen dhe të dëbohen nga Kosova menjëherë dhe urgjentisht, kërkon tutje ai.

“Gjithashtu uzurpon hapur e pa fije turpi edhe pronën publike të komunës së Deçanit dhe kështu pengon zhvillimin ekonomik të saj krahas keqpërdorimeve të tjera. Fatkeqësisht bashkësia ndërkombëtare nuk është në dijeni për të vërtetën e ortodoksizmit në Kosovë dhe se kur u nda Perandoria Romake, nuk kishte fare sllav, as në Dardani e as në Ballkan. Të gjitha institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, në veçanti AKI (njerëzit e pastër të saj), duhet urgjentisht ta verifikojnë këtë rrjet agjenturorë që vepron së bashku me spiunazhin rus, dhe që çerdhet i kanë të përbashkëta, kryesisht në kisha, të arrestohen dhe të dëbohen nga Kosova menjëherë dhe urgjentisht. Nëse kjo nuk ndodhë, këta do jenë rrezik permanent për çeljen e mundësisë së një provokimi e përshkallëzimi lufte në vendin tonë në këtë krizë globale ashtu si kanë orkestruar incidente në vazhdimësi nën ombrellën e kishës në fjalë”, potencon ai.

Manastiri i Deçanit është shqiptar, ndoshta më i ruajturi në tërë botën

Ndër të tjera, Tahiraj thotë që qëllim tjetër i kishave është zhdukja e kulturës, traditës, zakoneve dhe gjuhës sonë të lashtë, rezistencës së nacionalizmit djathtist shqiptar.

“Kur kësaj i shtojmë edhe aktivitetet e islamit radikal politik shumë shkatërrimtarë për vendin tonë në këtë periudhë historike që po kalojmë dhe të cilët si armiq që janë, pikërisht tani hapur kanë nxjerrë kokë, e të cilët në qendër janë të koordinuar mirë me kishën sllave, duke ju përshtatur mësimeve të elaborateve shfarosëse të tipit Çubriloviq etj. Si qëllim kryesor e kanë zhdukjen e kulturës, traditës, zakoneve dhe gjuhës sonë të lashtë, rezistencës së nacionalizmit djathtist shqiptar, ky duhet të jetë alarm serioz për institucionet tona përkatëse. Në Deçan ngrihet alarmi pikërisht rreth një manastiri mesjetar shqiptar, ndoshta më i ruajturi në tërë botën me të gjitha freskat, ikonat, thesaret, historinë dhe arkitekturën e tij dhe ku gjithçka flet për lashtësinë fetare e autoktone të kësaj treve”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Mehazi: Grupet vrasëse të Arkanit, ushtria e Milosheviqave e Vuçiqave nuk bënin veprime makabre pa lejen e priftërinjve serbë

Image
Profesori Sulejman Mehazi.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet edhe profesori Sulejman Mehazi.

Ai u shpreh se priftërinjtë duhet të dëbohen pasi të njëjtit janë frymëzues për të vrarë dhe dhunuar shqiptarë të Kosovës.

“E keqja më e madh e qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe më gjerë ka ardhur, vjen e do të vijë nga kishat ortodokse serbe, pikërisht priftërinjtë e kishave serbo-greke janë e keqja më e madhe e shqiptarëve si në Kosovë e në Shqipëri. Argumentet terrorizuese, kriminale e gjenocide tregojnë se priftërinjtë ortodoksë serbë janë frymëzues të politikanëve të këtij shteti për të terrorizuar, vrarë, dhunuar shqiptarët e Kosovës. Janë të freskëta pamjet televizive serbe gjatë luftës në Bosnjë e Kosovë, ku paramilitarët e militantët së bashku me politikanët serbë para se të vrisnin, dhunonin e terrorizonin shqiptarët e Kosovës kryqëzoheshin e betoheshin para priftërinjve serbë”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që baza kryesore e KOS-is dhe BIA-s serbe është, Kisha Ortodokse Serbe, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri.

“Grupet kriminele vrastare të arkanëve, milosheviqëve e vuçiqëve nuk bënin veprime makabre në Bosnjë e Kosovë pa lejen e priftërinjve të verbuar nacionalistë serbë. Të gjitha sekretet politike-shtetërore-kishtare armiqësore serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës janë bërë nëpër kishat serbe. Baza kryesore e KOS-it dhe BIA-s serbe është, Kisha Ortodokse Serbe, si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, te kishat ortodokse serbe nuk mund të bëhen priftërinj, po qe se nuk bëhen anëtarë të KOS-it dhe BIA- serbe. Serbët fenë e tyre ortodokse e kanë komb, e kombin fe”, shpjegon profesori.

Prifti, Sava Janjiç sipas Mehazit ka fituar edhe pozitën e lartë kishtare serbe vetëm duke mbështetur krimet ndaj shqiptarëve.

“Sipas statuteve kishtare serbe priftërinjtë që shprehin nacionalizëm të theksuar, të vrazhdë e të errët ndaj shqiptarëve gradohen me tituj të lartë kishtarë, CV-të e priftërinjve serbë bëhen të begatshëm vetëm nëse terrorizohen, vriten, dhunohen e dëbohen shqiptarët e Kosovës. Sa më shumë armiqësi ndaj shqiptarëve kosovarë aq më shumë pozita të larta kishtare të priftërinjve serbë. Njëri që ka marrë pozita të larta kishtare serbe duke mbështetur vrasjen, dhunën, dëbimin e shqiptarëve të Kosovës është kush tjetër, përveç priftit, Asava Janjiç, i cili ka qenë frymëzuesi kryesor shpirtëror ndaj masakrave serbe në Kosovë, pikërisht ky duhet të dënohet fuqishëm nga Gjykata Speciale e Hagës”, thotë ai.

Në fund, profesori kërkon nga Specialja të hetoj edhe Janjiçin pasi ka bërë terrorizëm shtetëror.

"Nëse ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është akuzuar për disa vrasje individuale, prifti i tërbuar, Janjiç, në Kosovë ka bërë terrorizëm shtetëror, fetaro-kombëtare serbe ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Pa farë dyshimi konstatojmë se priftërinjtë serbë në Kosovë janë bashkëpunëtor të KOS-it dhe BIA-s serbe dhe sa më shpejt duhet të dëbohen e dënohen, veprimet armiqësore të priftërinjve serbë na detyrojnë të themi se mos ndoshta udhëheqëse e KOS-t dhe BIA-s serbe është Kisha Ortodokse Serbe, se pa urdhrat e priftërinjve nuk mund të veprojë as kryetari i Serbisë Vuçiq e as qeveria e Serbisë. Për serbët kisha është e para se kombi, politika e shteti i tyre varet prej kishës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat