Takimi në Bruksel, eksperti amerikan kundërshton fuqishëm Borellin dhe Vuçiqin – ka një kërkesë për Kurtin

Politika

Takimi në Bruksel, eksperti amerikan kundërshton fuqishëm Borellin dhe Vuçiqin – ka një kërkesë për Kurtin

Nga: A.M. Më: 20 gusht 2022 Në ora: 11:43
Foto nga takimi në Bruksel - 18 gusht

Me 18 gusht, në Bruksel u mbajt takimi i shumëpërfolur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuҫiq.

Ndonëse, u diskuata për orë të tëra, ky takim përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ishte një nga ndërmjetësuesit e takimit Kurti-Vuҫiq.

Ai u shpreh optimist se do të ketë një marrëveshje mes të dyja palëve deri me 1 shtator.

“Fatkeqësisht ende nuk kemi arritur marrëveshje , jo, më vjen keq. Por ky nuk është fundi i rrëfimit meqë të dy udhëheqësit u pajtuan që procesi duhet të vazhdojë dhe diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ka ende kohë deri më 1 shtator. Pra sot nuk pati marrëveshje, por ne nuk dorëzohemi, ne duhet të vazhdojmë diskutimet, duhet të kërkojmë zgjidhje, procesi do të vazhdojë”, u shpreh ai.

Ky takim u mbajt pas tensioneve dhe trazirave qe ndodhën në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës, vendim që më pas u shtye për datën 1 shtator.

Në një prononcim për “Bota sot”, eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Alon Ben Meir komentoi takimin e mbajtur në Bruksel ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Fillimisht, ai përmendi se ky takim mes Kurtit dhe Vuçiqit erdhi pas gati një vit pas takimit të tyre të fundit.

Image
Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Alon Ben Meir

“Më 18 gusht, gati një vit pas takimit të tyre të fundit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takuan në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell. Takimi i nivelit të lartë të së enjtes u nxit kryesisht nga tensionet në rritje në fillim të gushtit në lidhje me targat dhe dokumentet serbe në veri të Kosovës, për të cilat kryeministri Kurti këmbëngul se duhet të lëshohen nga autoritetet e Kosovës. Të dy liderët janë takuar veçmas dhe në një takim të përbashkët me Borrelin, i cili pas takimit të përbashkët deklaroi se Serbia dhe Kosova nuk arritën një marrëveshje. Ai theksoi megjithatë se ky nuk do të jetë fundi i procesit negociator dhe se të dy liderët ranë dakord që të vazhdojnë diskutimet e tyre në ditët në vijim”, tha eksperti amerikan.

Sipas Ben-Meir, duke parë që Vuçiqi po e shfrytëzon luftën ruse dhe tentativat e Putinit për të destabilizuar Ballkanin, Borell po përpiqet të bëj presion ndaj Kurtit.

Ai shtoi se çdo pranimi i kërkesave të Kurtit është i barabartë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Karakterizimi i takimit të zotit Borrell si menaxhim i krizës mund të ketë luajtur në dorën e Vuçiqit, i cili po shfrytëzon luftën ruse në Ukrainë dhe përpjekjet e vazhdueshme të Putinit për të destabilizuar rajonin e Ballkanit për të rritur tensionin dhe presionin e kryeministrit Kurti për të pranuar. Jam i sigurt që Borrell e kupton se çështja këtu nuk është në të vërtetë problemi i targave apo dokumenteve, por ai që ka implikime të drejtpërdrejta në çështjen shumë më të madhe të njohjes reciproke. Çdo lëshim që bën Kurti do të shihet si komprometim i pavarësisë së Kosovës dhe nga këndvështrimi i Vuçiqit, pranimi i kërkesave të Kurtit është i barabartë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, për të cilën ai është betuar se nuk do të pajtohet kurrë”, theksoi ai.

Më tej, eksperti amerikan e kundërshtoi deklaratën e Borellit se konflikti do të zgjidhet në “ditët e ardhshme”.

Ai kërkoi nga Vuçiq duhet të ndalojë deklaratat e tij luftarake dhe të jetë i gatshme të bashkëpunojë.

“Për këtë arsye, nuk besoj se konflikti do të zgjidhet në “ditët e ardhshme”, siç tha Borrell. Dalja më e mirë nga balta e tanishme është që të dyja palët duhet të bien dakord të negociojnë për një gamë më të gjerë normalizimi për shumë çështje me interes të përbashkët, pa vendosur një afat të vështirë. Kryeministri Kurti mund të pajtohej pa humbur ‘fytyrën’ se duke pasur parasysh lidhjet e forta të Kosovës me BE-në dhe vullnetin e tij për të bashkëpunuar, ai do të linte më shumë kohë për të arritur një zgjidhje të dakorduar reciprokisht me Beogradin, pa kompromentuar asnjë element të pavarësisë së Kosovës. Nga ana e tij, presidenti Vuçiq duhet të ndalojë deklaratat e tij luftarake dhe të deklarojë publikisht, po njësoj, se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë”, potencoi Ben-Meir.

Në fund, ai tha se Kurti dhe Vuçiq nuk mund të veprojnë sipas mënyrës së tyre, por në koordimin me BE-në, pasi interesi i tyre është forcimin i marrëdhëë

“Në analizën e fundit, asnjëra palë nuk mund ta ketë atë sipas mënyrës së vet dhe asnjëra palë nuk mund të përballojë të largohet plotësisht nga përpjekjet ndërmjetësuese të BE-së, pasi si Kurti ashtu edhe Vuçiç kanë një interes të brendshëm në ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve të tyre me BE-në”, përfundoi Alon Ben-Meir për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat