Vuçiqi bashkon ‘forcat’ me Listën Serbe kundër Kosovës/ Eksperti i sigurisë tregon shantazhet dhe kërcënimet e tyre

Politika

Vuçiqi bashkon ‘forcat’ me Listën Serbe kundër Kosovës/ Eksperti i sigurisë tregon shantazhet dhe kërcënimet e tyre

Nga: A.M. Më: 20 gusht 2022 Në ora: 16:58
Lista Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar një takim nga Brukseli me serbët e Kosovës, i cili do të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Sipas mediave serb, në takim janë të ftuar përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve, drejtorët e spitaleve.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot” komentoi këtë takim që pritet ta mbajë Vuçiqi me Listën Serbe.

Ai tha se qëllimi i presidentit serb është që të mbaj nënkontroll situatën e cila ndryshojë nga takimi në mes tij dhe sekretarit të NATO-s.

Sipas tij, ai po tenton të nxjerr dy nivele treguese përmes këtij takimi.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

 

“Presidenti i Serbis më daten 21.08.2022 , do të mbaj një takim më përfasuesit e subjektit politik që ai e ka formuar në Kosovë “Listën Serbe” si dhe kryetarët e komunave paralele që veprojnë në Kosovë ku një pjesë e tyre janë edhe pjesë e sistemit juiridk të Kosovës si deputet.

Qëllimi i Vuçiqit është që të mbaj nënkontroll situatën e cila ndryshoi nga takimi në mes tij dhe sekretarit të NATO-s në lidhje më retorikën luftënxitëse të tij në raport me Kosovën, sepse po tenton që këtë takim më përfaqësuesit të nxjerr dy nivele treguese”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Së pari, Shala përmendi nivelin politik, përmes të cilit Vuçiq do të marrë informacione në lidhje më opinionin brenda komunitetit serb se si a janë në mbështetje të tij në mos pranim të reciprocitetit.

“Niveli Politik– sa është ende fuqia e tij brenda subjektit politik si dhe përfaqësuesve të strukturave paralele, ku përmes këtij treguesi tenton që të mbaj kompaktibilitetin strukturor të këtij subjekti politik për interesat e ti.

Ku Presidenti i Serbis do të jep instrukcione dhe do të marrë informacione relevante në lidhje më opinionin brenda komunitetit serb se si ata janë duke parë gjithë këtë situatë dhe a janë në mbështetje të tij në mos pranim të reciprocitetit apo ka filluar të ndryshojë qasje dhe kështu ai të mund të ndërrmarr veprime konkrete përmes shtantazhit, kërcënimit kundër qytetarëve të Kosovës që janë nga komuniteti serb”, theksoi ai.

Ndërsa, çështja tjetër ka të bëj me nivelin e sigurisë, ku presidenti serb do t’i kalkulojë bllokadat dhe tensionet që mund të ndodhin në veri me vendosjen e reciprocitetit, ku tenton ta përfshijë edhe UNMIK-un.

“Niveli i Sigurisë - duke kalkuluar bllokaden, tensionet të cilat mund të vijnë nga strukturat e tij kriminale dhe të shtetit të tij në veri të vendit se si do mund të arsyetohej veprimi në arenën ndërkombëtare dhe tentativa për ta futur UNMIK-un në këtë hapësirë mbi arsyetimin e rikthimit të gjendjes normale nga tensionet”, vlerësoi Shala.

Krahas kësaj, eksperti i sigurisë foli edhe për mundësinë e tensionimit të situatës edhe në pjesën e Anamoravës dhe veprimet që duhet të ndërmerren në këtë pjesë të vendit.

“Institucionet e Kosovës duhet ta dijë që do të jenë të monitoruar nga këto struktura parashtetërore të Serbisë dhe lëvizjet e tyre duhet të jenë mirë të planifikuara dhe në këtë fazë të kemi edhe që në start kontrollin hapësinor nga ana e KFOR ku pjesëtarët e PK, njësitë speciale të monitorojnë edhe nga lartë lëvizjet e këtyre strukturave të Serbisë por edhe në aspektin preventive strukturat e shtetit të Kosovës duke iu garantuar një zonë preventive kundër personave apo grupeve të pa dëshiruara”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat