Radojçiqi u pa krah për krah me Vuçiqin/ Vjen thirrja urgjente për Kosovën – përmendet vrasja e Ivanoviqit!

Politika

Radojçiqi u pa krah për krah me Vuçiqin/ Vjen thirrja urgjente për Kosovën – përmendet vrasja e Ivanoviqit!

Nga: A.M Më: 22 gusht 2022 Në ora: 22:27
Vuçiq në takim me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar në Beograd më 21 gusht me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Në takim mori pjesë edhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i cili është në listën e zezë amerikane që nga dhjetori i vitit 2021 dhe ka një urdhërarrest aktiv nga Kosova.

Urdhërarresti ka të bëjë me dyshimet për frikësim dëshmitarësh në rastin e njohur si "Brezovica".

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot’ tha se paraqitja e Radojçiqit pranë Vuçiqit, dëshmon faktin se Serbia fashiste vazhdon ta ndjek shembullin e Rusisë, përmes kërcënimeve.

Sipas tij, kjo vërteton edhe faktin se Vuçiq duke gëzuar mbështetjen e opozitës së inkriminuar kosovare, është i gatshëm ta qojë deri në fund, veprën e krimit, terrorit kundër shqiptarëve.

Image
Analisti politik, Gani Qarri

“Fakti se Milan Radoiçiq u paraqit sërish krah për krah me Vuçiqin në takimin e mbajtur në Beograd, dëshmon përsëri në mënyrën më të vrazhdët se ministri i informatave të Millosheviqit Aleksandër Vuçiq dhe Serbia fashiste, para syve të gjithë botës demokratike, vazhdojnë ta ndjekin shembullin e Rusisë, duke kërcënuar vendet fqinje, mbështetur publikisht krimin e organizuar dhe mbrojtur hapur udhëheqësit e bandave kriminale në Veri të Kosovës, si Milan Radoiçiq, i sanksonuar edhe nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.

Kjo vërteton edhe njëherë më tepërt se Aleksandër Vuçiq, përveçse vijon ta trasojë pa asnjë pengesë, politikën kriminale të kasapit Millosheviq, si pasardhës besnik i tij, ai edhe vet personalisht, duke gëzuar mbështetjen e opozitës së inkriminuar kosovare, është i gatshëm ta qojë deri në fund, veprën e krimit, terrorit dhe gjenocidit shtetëror, kundër shqiptarëve dhe jo vetëm”, deklaroi analisti.

Krahas kësaj, Qarri habitet nga faktit se si të gjitha partitë opozitare, edhe sot vazhdojnë të mbeten më tepër në shërbim të Vuçiqit dhe Serbisë fashiste, sesa të popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Ndërsa ajo që habit vendin dhe të gjithë qytetarët tanë, është fakti se përkundër të gjithave sa ka bërë dhe vazhdon të bëjë Serbia kundër popullit tonë të pambrojtur, opozita e inkriminuar , përveçse ka shkelur ligjet e vendit, duke nënshkruar edhe marrëveshje kundërkushtetuese në dëm të Republikës së Kosovës, të cilat rrezikojnë integritetin territorial dhe vet ekzistencën e shtetit të Kosovës, çuditërisht, jo një por të gjitha partitë opozitare, edhe sot vazhdojnë të mbeten më tepër në shërbim të Vuçiqit dhe Serbisë fashiste, sesa të popullit dhe shtetit të Kosovës, duke e përkrahur dhe mbështetur hapur Serbinë dhe kundërshtuar publikisht dhe në çdo hap e mënyrë, Qeverinë dhe shtetin e Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, analisti bëri thirrje që të kërkohet ndihmë nga SHBA-të, BE dhe vendeve të QUINT-it.

Kjo për qëllim që të bëhet presion te shteti serb dhe të dorëzohen urgjentisht kriminelët si Radojçiq dhe Veselinoviq.

“Prandaj institucionet e Kosovës duhet ta kërkojnë ndihmën e SHBA-ve e të vendeve të QUINT-it, si dhe atë të Bashkimit Evropian, që përveç presionit ndaj Serbisë hegjemoniste, për dorëzimin urgjent të kriminelve të akuzuar nga ligji për krime si Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq me shokë, të cilët, po i mbron me me çdo mjet e mundësi, vet Aleksandër Vuçiqi, nga frika se ata mund ta zbulojnë përfshirjen e tij dhe të shtetit serb në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, të kërkojë ndihmë veçanërisht nga SHBA si shteti më me ndikim në Kosovë, edhe për disiplinimin dhe kthimin në rrugë të mbarë të opozitës së inkriminuar , e cila bazuar në të gjitha sjelljet e saj antikombëtare e antishtetërorë, të kohëve të fundit, duket hapur, që i ka ngelur shumë borgj Aleksandër Vuçiqit, është plotësisht e nënshtruar ndaj tij dhe ka hy vullnetarisht, në shërbim të drejtpërdrejtë të Serbisë shoviniste, akt që menjëherë, duhet të marrë fund”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat