“Jo, në kurthin e asociacionit”/ Alarmon juristi: Gjendja është serioze, këto janë mesazhet e vizitës së Escobar-it e Lajçak-ut në Kosovë

Politika

“Jo, në kurthin e asociacionit”/ Alarmon juristi: Gjendja është serioze, këto janë mesazhet e vizitës së Escobar-it e Lajçak-ut në Kosovë

Nga: M.L. Më: 24 gusht 2022 Në ora: 15:04
Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Këtyre ditëve në Kosovë, po qëndrojnë i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Escobar e Lajçak po zhvillojnë takime me krerë institucionesh e subjekte politike vetëm disa ditë para se të nis zbatimi i masës së reciprocitetit me Serbinë në targa e dokumente personale, nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka treguar se cili mund të jetë ndikimi i këtyre vizitave para një shtatorit, kur dihet se Serbia ka vazhduar retorikën kërcënuese e propaganduese për veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, ideja e këtyre takimeve është parandalimi i konfliktit të mundshëm.

Ideja është parandalimi i konfliktit të mundshëm, pasi që vlerësohet se rreziku është i qëndrueshëm dhe eskalimi i mundshëm.

Ideja është kontrolli i shtuar mbi situatën dhe palët. Atyre do t`i bëhet e ditur të përmbahen nga eskalimi i gjendjes dhe të gjendet një zgjidhje paqësore”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë gjendje për të kërkuar zgjidhjen e përhershme pa hyrë në kurthe të asociacionit.

“Pala kosovare duhet ta shfrytëzoj këtë gjendje për të futur në agjendë zgjidhjen e përhershme të obliguar pa hyrë në kurthe të asociacionit të komunave që është interes serb që me çdo kusht dëshiron ta diktojë dialogun e jo të ia diktojnë Serbisë

Gjendja sa është shumë serioze për sigurinë e rajonit, aq për të gjetur zgjidhje të përhershme”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat