“Lumir Abdixhiku kryeministër”/ Halil Geci i reagon Rrezarta Krasniqit: Urime Rreze!

Politika

“Lumir Abdixhiku kryeministër”/ Halil Geci i reagon Rrezarta Krasniqit: Urime Rreze!

Nga: N. Sh. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 16:30
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të jetë kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Kryetari, Lumir Abdixhiku, është kryetari më i ri që e ka një parti më e vjetër e cila është Lidhja Demokratike e Kosovës. Unë shumë shkurt e kisha thanë qe kryetari jonë është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, është shprehur Krasniqi.

Por, deputetës Krasniqi i ka reaguar veprimtari i LDK-së, Halil Geci.

Geci thotë se LDK-ja dhe PDK-ja kanë zgjedhjen e vetme që të heqin dorë nga pionerët e Isës dhe Hashimit.

Geci thotë se duhet të harrojnë fitoren LDK-ja derisa të bëjnë koalicone me ata që sipas tij, i kanë vrarë proamerikanët e LDK-së.

“Të vetmën zgjedhje e kanë LDK-ja dhe PDK-ja që të heqin dorë nga pionerët e Isës dhe Hashimit nga Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, dhe t’i zgjedhin njerëzit e përgjegjshëm brenda partive, e jo spiunat dhe varësit e Ises dhe Hashimit. Derisa LDK nuk ndahet nga PDK-ja, por edhe sot me Lumiri vazhdon me koalicione të vazhdueshme, me ata që i kanë vrarë proamerikanët e LDK-së, dhe derisa në krye të LDK-së të vijnë meritorët ata që kurrë nuk janë nda nga LDK-ja si Anton Quni, Ymri Ahmeti, si dhe derisa nuk ju ka hapur dera Listës Guxo harrone fitoren…!”, thotë Geci.

Geci tutje ironizon me Krasnqini, duke i thënë se e kanë mbështetjen edhe të Grenellit, Ramës e Vuçiqit.

Ai vazhdon tutje me ironi duke ia uruar edhe fitoren.

“Takimet trilaterale të Rrezarta Krasniqit, Lumit dhe Lop-topit të saj, si duket e paskan vendosur ta bëjnë Lumirin kryeministër, unë i them Rrezes vazhdoni përpjekjet se e keni mbështetjen e vazhdushme nga Grenell, Vuçiqi dhe Rama, pa dyshim se intervenca e Hashimit nga burgu ka mundësi ndihme, ngase argatët e tij nuk kanë lëvizur nga LDK-ja, si psh. psh Luta, Dulla, Gimoja, ngase Lumi i yt Rreze është produkt i Isës e Hashimit dhe Vuçiqit, fitorja është e garantuar 100%. Por një die Rrezarta se edhe mos u bëftë  kryministër përnjëmend me voten tënde, dhe Lop Topit tëndë, më falni Llaptopit patjetër bëhet kryministër nën hije, e kur të ka ty afer sado pak e hjek merzinë. E pastaj vjen Ganimete Musliu dhe i biri mulla Milazimit me artisten Teutën ju bjen flia e kos pa mazitë. Urime fitorja e LUMIT, Rreze!”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat