Kosova dhe Shqipëria të krijojnë një shërbim të përbashkët inteligjent, si NSA-ja/ Duhet të bllokohet influenca ruse

Politika

Kosova dhe Shqipëria të krijojnë një shërbim të përbashkët inteligjent, si NSA-ja/ Duhet të bllokohet influenca ruse

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 26 gusht 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Pushtimi i Ukrainës nga agresori rus ka tensionuar botën.

Vendeve ballkanike, Kosovës dhe Shqipërisë po i kanoset rreziku nga jashtë. Rusia ka ambicie që të ketë ndikim në Ballkan.

Së fundi, në Shqipëri u arrestuan tre shtetas të huaj pasi kanë tentuar të fotografojnë ambientet e uzinës ushtarake në Gramsh të Elbasanit. Dy prej tyre me pasaportë ruse dhe një tjetër me pasaportë ukrainase. Ata kanë sulmuar edhe ushtarët shqiptarë me sprej kimik.

Derisa, prokuroria po i akuzon për spiunazh.

Kurse, Kosova tash e sa kohë kërcënohet me luftë nga shteti serb, madje janë paralajmëruar edhe tensione, kur Kosova do të vendosë kontrollimin e dokumenteve hyrje-daljeve në veri, në kufi me Serbinë. Lidhur me këtë grupe kriminale po kundërshtojnë një gjë të tillë, të mbështetur nga Serbia.

Së fundi, ai pati edhe një takim me serbët e Kosovës, ku nga atje zbuloi edhe disa pika, të cilat duhet të përfundohen me Kosovën.

Njohja e ndërsjellë dhe hyrja apo pranimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Zgjidhja e problemit të të zhdukurve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe asaj publike, rikthimi i artefakteve dhe veprave tjera artistike që Serbia i mori nga Kosova, dhe në fund të paguhen dëmet e luftës nga ana e Serbisë.

Bashkëpunimi në të ardhmen.

Të drejtat që serbët e Kosovës i kanë në veri, t’i kenë edhe shqiptarët në Bujanoc dhe Preshevë.

Rishqyrtimi i marrëveshjeve të mëparshme.

Dhe krejt për fund marrëveshja përfundimtare.

Si duhet të veprojë Kosova dhe Shqipëria në raste të tilla, kur rreziku po bëhet më i madh?

Meha: Publikimi i aksioneve me përfshirje të drejtpërdrejt të agjentëve rus flet për thyerje të funksionimit të atyre rrjeteve

Image
Xhevat Meha

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Xhevat Meha, në një përgjigje për “Bota sot” thotë se spiunazhi është segment i strukturave të fshehta rusë në Ballkan.

Sipas tij, kjo gjë është problematike, dhe ka shtrirje të gjerë horizontale ku deri tani ka vepruar si rrjet serbo-rusë e greko-rusë.

“Spiunazhi është vetëm një segment i veprimtarisë së strukturave të fshehta ruse në Ballkan. Segment shumë më problematik i kësaj veprimtarie në Kosovë dhe Shqipëri është rrjeti i tyre shqipfolës nëpër institucionet tona deri në krerë të institucioneve. Ky rrjet ka shtrirje të gjerë horizontale ku deri tani ka vepruar si rrjete serbo-ruse e greko-ruse dhe nuk kanë patur ndonjë kundërvënie serioze nga institucionet tona”, thotë ai.

Rasti i fundit në Shqipëri, sipas Mehës flet për thyerjen e funksionimit të rrjeteve, të agjentëve rus.

“Publikimi i rasteve të fundit i aksioneve me përfshirje të drejtpërdrejt të agjentëve rus flet për thyerje të funksionimit këtyre rrjeteve. Kjo vjen si rezultat i kundërvënies me efektivitet të AKI-së dhe strukturave simotra në Shqipëri”, deklaron Meha.

Shala: Rusia po tenton në çdo mënyrë të involvohet në sferën politike dhe të sigurisë

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, meqenëse në veri nuk ka pas institucione vetëqeverisëse, atëherë këtë pjesë e ka mbuluar administrata ndërkombëtare.

Image
Drizan Shala

Por, sipas Shalës, kur u themelua institucioni kryesor i sigurisë, atëherë kemi patur një stabilitet në ruajtjen dhe garantimin e sigurisë nacionale të vendit.

“Institucionet e Sigurisë në Republikën e Kosovës, që nga përfundimi i luftës në vitet e ‘90-ta, janë ballafaquar në forma të ndryshme me struktura të tilla të shërbimeve jo mike të Kosovës, por që deri në 2008 nuk kemi patur institucione tona vetëqeverisje, këtë pjesë e ka mbuluar administrata ndërkombëtare e vendosur në Kosovë dhe strukturat ndërkombëtare të sigurisë (NATO).

Por, pas vitit 2008 kur u shpall Pavarësia e Kosovës dhe u themeluan institucioni kryesor i sigurisë që për fushëveprimtari ka identifikimin e veprimtarive të tilla, në aspektin e sigurisë kemi patur një stabilitet në ruajtjen dhe garantimin e sigurisë nacionale të vendit nga ky mekanizëm tejet vital për shtetin”, thekson Shala.

Ai për rastin në Shqipëri thotë se Rusia po tenton në çdo mënyrë të involvohet në sferën politike dhe atë të sigurisë në dëmtimin e stabilitetit rajonal.

Më tej, shton se Kosova dhe Shqipëria duhet të hartojnë një strategji dhe të rrisin nivelin e sigurisë kombëtare, që të jenë të sigurta.

“Gjatë zhvillimeve të një dekade dhe hyrja në dekadën e dytë të shtetësisë së vendit mund të themi që e gjithë arkitektura e sigurisë së vendit ka pësuar ndryshime pozitive, të cilat ndërlidhen kryesisht me forcimin e tyre dhe krijimin/forcimin e lidhjeve të reja me strukturat tjera partnere të sigurisë së Kosovës.

Rasti në Shqipëri mund të themi edhe njëherë e tregoi që pavarësisht distancës fizike në mes Ukrainës dhe Rusisë, kjo e fundit po tenton në çdo formë dhe mënyrë të involvohet në sferën politike, por edhe atë të sigurisë në dëmtimin e stabilitetit rajonal e me theks të veçantë dhe eksplicit tek vendet anëtare të NATO-s, por edhe tek vendet aspirante në këtë mekanizëm politiko/ushtarak.

Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhet që edhe në nivelin e sigurisë kombëtare të hartojë një strategji dhe një mekanizëm të përbashkët që mundëson që të garantohet edhe më tutje siguria e të dyja vendeve. Model mund të merret NSA e SHBA-së”, përfundoi eksperti i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat