“Nuk do të ketë forcë që do ta ndal krizën”/ Profesor Limani thirrje Qeverisë: Ndërmerrni masa, Kosova në gjendje të rëndë

Politika

“Nuk do të ketë forcë që do ta ndal krizën”/ Profesor Limani thirrje Qeverisë: Ndërmerrni masa, Kosova në gjendje të rëndë

Nga: M.L. Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:31
Qeveria e Kosovës

Profesori universitar Musa Limani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova aktualisht gjendet në një situatë të rëndë ekonomike, shoqërore e politike.

Qyetetarët e Kosovës, ende pa filluar sezoni i vjeshtës po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Po ashtu, në vazhdimësi është paralajmëruar se muajt në vazhdim do të kriza ekonomike e sociale vetëm sa do të shkojë duke u rënduar, duke marr parasysh ngritjen e çmimeve.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar ligjin e ri për paga, greva në shumicën e insitucioneve të Kosovës është duke vazhduar.

Image
Porf. Dr. Musa Limani

E kjo gjendje sipas profesor Musa Limanit është rezultat i politikës së zbatuar destruktive.

“Është për to ardhur keq, por është e vërtetë se, Kosova gjendet në një situatë të rëndë politike, shoqërore, ekonomike e sociale.

Kjo gjendje është rezultat i politikës së zbatuar destruktive kadrovike. Veçmas e kemi situatën e rëndë ekonomike e sociale. Kur ekonominë e një vendi e udhëheq laiku, jo profesionalisti dhe i keqi, atë ekonomi e merë dreqi”, ka deklaruar Limani për gazetën “Bota sot”.

Profesori ka përmendur edhe ngritjen e çmimeve për produketet elementare të jetesës, duke theksuar se e njëjta është e papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

Sipas tij, edhe për zgjidhjen e kësaj situate nuk ka angazhim të qeverisë.

Situata e tanishme ekonomike e sociale në Kosovë është shumë e rëndë. Do të thoja, me ketë nivel të lartë të çmimeve, veçmas të artikujve të "shportës" jetësore ekzistenciale, me nivelin e ulët të pagave, për pjesën dërmuese të popullatës është e pa përballueshme.

Edhe për rreth kësaj situate, Qeveria nuk po angazhohet sa duhet, e sa mundet, për stabilizimin e tregut, me masa të politikës fiskale dhe masa të tjera, në mbështetje të prodhuesve dhe të konsumatorëve.

Sipas gjendjes status quo aktuale, përfotin vetëm shteti, në "shpindë" të konsumatorëve”, është shprehur ai.

Profesor Musa Limani ka thënë se, në qoftë se Qeveria nuk del me pako masash, përkatësisht me Program anti inflator dhe reforma ekonomike rrënjësore, situata e rëndë ekzistuese ekonomike do të rëndohet edhe më, që do të reflektohet në rritjen e varfërisë dhe uljen e standardit jetësor të pjesës më të madhe të popullsisë.

“Aktualisht, në Kosovë kemi lumin e migracionit të mjekëve e të rinisë. Kosova po zbrazet. Nesër nuk do të kemi mjek, e as fuqi punëtore. Çka është më e keqja, Kosovën nuk po e lëshojnë vetëm të pa punët, por edhe të punësuarit, pikërisht për shkak pagave të ulta.

Populli-rinia është e zhgënjyer[I1] [I2] . Nuk sheh kurrëfar perspektive në Kosovë në këto rrethana ekonomiko- shoqërore.

Andaj, në qoftë se, nuk ndryshohet kursi udhëheqës, që njerëzit në krye të institucioneve dhe organeve shtetërore, në kuptimin që interesin e përgjithshëm ta vejnë mbi interesat personale, grupore dhe partiake, do të paraqitet krizë morale dhe sociale, që nuk do të ketë forcë që do ta ndal”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat