Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë/ Vjen paralajmërimi: Jo asociacion për serbët, pa e ndalur pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës

Politika

Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë/ Vjen paralajmërimi: Jo asociacion për serbët, pa e ndalur pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës

Nga: A.SH Më: 28 gusht 2022 Në ora: 18:08
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Dje, Serbia ka pranuar reciprocitetin për targa dhe lëvizje të lirë të qytetarëve.

Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes.

Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar qe 11 vjet, ndërkaq Kosova lëshoi dokumente të tilla për disa orë gjatë 1 gushtit.

Dy vendimet, për targat dhe dokumentet serbe – rritën tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, që kulmuan me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës nga serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht. Barrikadat u hoqën dhe Qeveria e Kosovës u zotua për shtyrjen e zbatimit të vendimeve.

Profesori Refik Hasani në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo është për t’u përshëndetur, por që reciprociteti do të duhej të vlente mes Prishtinës dhe Beogradit edhe për të drejtat individuale dhe kolektive të asaj çfarë gëzojnë të drejta serbët si pakicë në Kosovë.

“Marrëveshja që u arrit si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për të siguruar udhëtime të papenguara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Reciprociteti lidhur me targat është një sukses, dhe nuk do të duhej kthyer mbrapa. Por, reciprociteti do të duhej të vlen në mes të Prishtinës dhe Beogradit edhe për të drejtat individuale dhe kolektive të asaj çfarë gëzojnë të drejta serbët si pakicë në Kosovë. Ato, të drejta nuk mund t’ju mohohen edhe shqiptarëve të krahinës shqiptare që përfshin Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thotë ai.

Sipas tij, serbët me këtë nuk mund të kërkojnë në Kosovë një asociacion, e shqiptarëve në Preshevë tu pasivizohen adresat, madje si spastrim etnik.

“Me reciprocitet duhet të kuptoj se nuk mund të kërkojnë serbët si pakicë në Kosovë një asosacion të komunava të tyre, kurse shqiptarët në Serbi ju pasivizohen adresat si një pastrim etnik dhe janë popullata më e diskriminuar dhe më e pazhvilluar”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat