Halil Geci i reagon Lutfi Hazirit për Albin Kurtin: E keni bërë kryekriminelin President

Politika

Halil Geci i reagon Lutfi Hazirit për Albin Kurtin: E keni bërë kryekriminelin President

Nga: N. Sh. Më: 29 gusht 2022 Në ora: 15:01
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se përafrimi i qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, ka krijuar një momentum të ri për procesin i cili duhet të kapitalizohet dhe tash duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt, sepse jo shpeshherë në proceset politike krijohen rrethanat politike ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër.

Haziri ka thënë se fatkeqësisht Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për këtë sepse ka pasiguri e mungesë kapacitetesh në këtë përbërje që e ka.

Hazirit i ka reaguar veprimtari i LDK-së, Halil Geci, pas kritikave që ia bëri Kurtit.

“Ev Lutë ev, a po i tregon këtij mileti ti o Lutë, se popull nuk ka në Kosovë, se po të kishte popull ti nuk e kishe kullotur këtë vend me poshtërësit dhe tradhtit tuaja si bashkëpunëtor i Hashimit, krimit dhe kriminelëve që përmes tyre u bërë milioner dhe propogandojshe për ndarjen e Kosovës, e ti si më i zëshmi tok së bashku e keni mbështetur dhe votuar zajednicen me kompetenca ekzekutive”, thotë Geci për gazetën “Bota sot”.

Geci pyet Hazirin se cilat çështje i kanë zgjedhur dhe i kanë çuar deri në fund me Serbinë?

“Ti Lutë së bashku me Isën, Agimin dhe me mbështetjen e defatoreve dhe tupangjive i keni detyruar deputetët e LDK-së si kolektiv me votuar humbjen e tokës të Rugovës, zajdnicen, ekstra territoret e  kishave ortodoksse, keni bërë kryekriminelin Hashim Polarin Kryetar shteti, atë që sot po dyshohet në Hagë për vrasjen e proamerikanve të LDK-së. Lutë historia e re e Kosovës dhe populli të njeh ty me inçizime dhe fakte si bashkëpunëtor i kriminelëve, i Vuçiqit, Isës, Hashimit, dhe me kriminelët e PDK-së si dhe mbështetës i të gjitha dëmeve që i kanë ndodhur atdheut tonë të shtrenjt deri më sot”, thekson ai.

“Po me falni lexuës të nderuar se me ra ndërmend që për 15 vite "Loto Gellti" me kompanin e tij dhe të Hashimit e paskan zgjedhur një problem jo të vogël, e paskan thirrur Grenellin dhe Vuçiqin në bashkëjetesë... Sipas informatave qe kam këtë punë ua ka kryer Vuçiqi me zell e përkushtim, sa herë që lodhej e  thirrte Grenellin si dylber me letra”, thekson Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat