Refuzoi takimin e Kurtin/ Analisti zbërthen veprimin e Krasniqit

Politika

Refuzoi takimin e Kurtin/ Analisti zbërthen veprimin e Krasniqit

Nga: A.SH Më: 30 gusht 2022 Në ora: 20:52
Memli Krasniqi

Sot është mbajtur takimi mes kryeministrit Alibn kurti dhe kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtë takim e refuzoi kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, duke deklaruar se “nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjëgjësi tuajat”.

Ata në takim me Kurtin kanë kërkuar që në procesin e dialogut të përfshihet presidnetin amerikan Joe Biden.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se refuzimi i kryetarit të PDK-së, mbetet komplekse, dhe e cila zgjon asocime jo të mira për një vendim të tillë.

“Vazhdimi i dialogut me Serbinë është tema më madhore për Kosovën. Vizitat e shpeshta të zyrtarëve më të lartë të BE-së, Borel dhe Lajqak, dhe të amerikanit, Gabriel Eskobar, Kosovës dhe Serbisë për procesin e dialogut, dhe takimet që i patëm edhe me krerët e opozitës, kanë qenë paralajmërim për seriozitetin e kësaj teme. Eskobar me takimet e zhvilluara dhe tash thirrja për takim të opozitës nga kryeministri, Albin Kurti, janë inkuadrim në këtë proces jo të lehtë për Kosovën. Takimit i cili ka përfunduar sot, e kryeministrin nuk iu ka përgjigjur kryetari i PDK, Memli Krasniqi. Pasi ka dalë nga takimi, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku tha se Kurti i njoftoi ata për dialogun me Serbinë dhe se sipas tij opozita e mbështetë marrëveshjen për njohjen reciproke, dhe mbështet marrëveshjen përfundimtare e cila do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Pse në këtë takim nuk ka shkuar Krasniqi i PDK, është pyetje komplekse, e cila zgjon asocime jo të mira për një vendim të tillë, hiq të mbarë të partisë më të madhe opozitare”, thotë ai.

Sipas tij, mos shkuarja në takim lë shije të keqe dhe lë vend për dyshime se nuk po i intereson vendi.

“Opozita deri më tash nuk ka bashkëpunuar shumë me pozitën për temën e dialogut, që është për çdo kritikë. Fati nuk është i dy apo më shumë personave, por është fati i Kosovës. Mos shkuarja në takim të Krasniqit lë shije të keqe, dhe lënë vend për të dyshuar se nuk po i intereson shumë, sa a do të përfundon në favor të Kosovës, dialogu me Serbinë, të cilin dialog, e ka qitur të shprehem ashtu për herë të parë, në binarë të normalitetit, kryeministri, Albin Kurti, i cili është duke i përfaqësuar mirë interesat e Kosovës në këto bisedime. Memli dhe shumë të tjerë duhet të dinë mirë së mos kooperimi lidhur me këtë temë të interesit madhor shtetëror dhe nacional, i bën sherr së pari këtij subjekti politik pastaj edhe Kosovës. Deklarimi i kryetarit të PDK-së, se kjo parti mbetet e hapuar dhe e gatshme për tu takuar, kur diskutohet për arritjen e marrëveshjes finale, është demagogji e llojit të vet. Atëherë dihet se gjjithçka merr fund”, shprehet ai.

Në fund, dekalorn se PDK mban përgjegjësi të madhe pasi që ajo udhëhoqi koëhn më të madhe provesin e bidesimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“PDK mban përgjegjësi të madhe se për shumë vite e udhëheqi dialogun me Serbinë, dhe nuk e bëri këtë punë ashtu si duhet, duke firmosur nga pari i saj në atë kohë, marrëveshje jo të mira për Kosovën. Ikja nga procesi e dialogut me Serbine, të PDK nuk e abrogon atë nga përgjegjësia.Tash është rasti më i mirë edhe për këtë parti që të bashkëpunon, duke treguar kështu unitet, i cili unitet i duhet shumë vendit, pas një kohe të gjatë të mos unitetit për temat e tilla, jetike për Kosovën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat