“Serbët janë të gatshëm t’i ndezin sirenat e ‘luftës’”!/ Vjen parashikimi – ky është plani i Vuçiqit

Politika

“Serbët janë të gatshëm t’i ndezin sirenat e ‘luftës’”!/ Vjen parashikimi – ky është plani i Vuçiqit

Nga: A.M. Më: 30 gusht 2022 Në ora: 21:54
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim "Bota sot".

Marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e indentifikimit ka shkaktuar reagime dhe debate të shumta.

Në përgjithësi, kjo marrëveshje ka marrë përkrahje të madhe, derisa ka pasur edhe të atillë që e kundërshtuan atë, në këtë rast partitë opozitare.

Megjithatë, tani po diskutohet vazhdimësia e dialogut dhe temat që do diskutohen, përfshirë edhe atë për targa.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” e mirëpriti marrëveshjen për dokumentet e identifikimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, ai u shpreh i shqetësuar se me këtë marrëveshje të gjithë serbët, përfshi edhe ata në Listën e Zezë të SHBA-ve, për vepra kriminale, nuk kanë më nevojë për dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri

“Në fakt arritja e çfarëdo marrëveshje të arsyeshme që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mënjanon konfliktet ndërmjet dy vendeve, pa dëmtuar interesat e Republikës së Kosovës, është e mirëseardhur, veçanërisht për popullin dhe shtetin tonë të brishtë, si një hap i vogël drejt marrëveshjes së madhe, me në qendër, njohjen reciproke ndërmjet të dy vendeve.

Por ajo që në një masë jo të vogël, shqetëson qytetarët e Kosovës është fakti se, Serbia me këtë marrëveshje, ka siguruar që të gjithë serbët, përfshi edhe kolonistët e sjellë në Kosovë nga Bosnja e Kroacia, të cilët në vendet e veta mund të kenë kryer vrasje dhe krime makabre si dhe udhëheqësit e bandave kriminale serbe si Millan Radojçiq, Zvionko Veselinoviq etj, të vendosur edhe në Listën e Zezë të SHBA-ve, për vepra kriminale, nuk kanë më nevojë për dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Krhas kësaj, Qarri u shpreh se serbët janë të gatshëm të i dëgjojnë thirrjet dhe t’i ndezin sirenat e "luftës" dhe në çdo kohë, ta tensionojnë situatën në Kosovë.

“Dhe siç deklarohen edhe nga Beogradi, mjafton që ata të posedojnë vetëm letërnjoftime të Serbisë, me të cilat jo vetëm mund të qëndrojnë, por edhe të jetojnë në vendin tonë dhe sa herë u bën thirrje Vuçiqi, ati njëjtë si deri më tani, përsëri do të jenë të gatshëm, t’i ndezin sirenat e "luftës" dhe në çdo kohë, ta tensionojnë situatën në Kosovë.

Kështu që përderisa Serbia kushtëzoi lejimin e lëvizjes së qytetarëve të vendit tonë me letërnjoftimet e Republikës së Kosovës, vetëm me vendosjen e tabelës ku shkruan se qarkullimi i njerëzve, nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe Kosova do duhej ta kushtëzonte lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime serbe, për transit dhe hyrje dalje të zakonshme, por jo edhe për të jetuar dhe qëndrim të pakufizuar të kriminelëve serbë të ardhur nga shtetet e treta, si Kroacia dhe Bosnja në Kosovë”, theksoi analisti.

Sipas tij, ka serbë që kanë uzurpuar me forcë, pronat e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga veriu, të cilët janë pikërisht ata që vendosin barrikada.

“Pikërisht ata të cilët përveçse kanë uzurpuar me forcë, pronat e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga veriu, janë edhe grupi më aktiv në shkaktimin e të gjitha problemeve, ngritjen e barrikadave, bllokimin e rrugëve dhe gjuajtjen e policisë së Kosovës me armë.

Prandaj vet fakti se çdo qytetar serb që posedon letërnjoftimet e Serbisë, jo vetëm që mund ta kalojë lirshëm kufirin, por mund edhe të punojë e jetojë "normalisht" në Kosovë, dëshmon se përderisa Vuçiqi dhe Serbia fashiste edhe dakordimin për lëvizjen transit, të qytetarëve të Kosovës nëpër Serbi, e kushtëzojnë me vendosjen e tabelave në pikat kufitare, ku publikisht "tërhiqet vërejtja" se kalimi me letërnjoftim i qytetarëve të Kosovës në Serbi, nuk nënkupton njohjen e Pavarësisë e Kosovës, në anën tjetër, po të njëjtën marrëveshje për dokumentet personale, Serbia dëshiron ta keqpërdor, për t`ua mundësuar pikësëpari koloinstëve kriminel serb, nga Bosnja e Kroacia, të vendosur ilegalisht tash e mbi dy dekada, në veri të Kosovës, që me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia, ta vazhdojnë qëndrimin e tyre "legal" në Veri të vendit tone”, nënvizoi Qarri.

Më tej, analisti potencoi se Vuçiqi e sheh si punë të kryer edhe rehabilitimin e pjesëtarëve të bandave kriminale serbe në krye me kriminelët Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq,

“E qëndrimi “legal” i tyre në veri, nënkupton edhe vazhdimin e problemeve të deritanishme me bllokim rrugësh, gjuajtje të policisë, barrikada e rrëmuja tjera specifike, që sa herë i duhen atij, mund ti kërkojë prej tyre Vuçiqi, dhe në fund, me apo pa dëshirën tonë, po ata, të cilën nuk kanë lejuar kurrë vendosjen e rendit as shtrirjen e ligjit në veri të vendit, do ti imponohen Kosovës si banor rezident me letërnjoftimet e Serbisë.

Madje Serbia përveç imponimit të kolonistëve serb nga Bosnja e Kroacia, të vendosur ilegalisht, tash e mbi dy dekada në veri të Kosovës, për të cilët në vijimësi ka dëbuar shqiptarët autokton nga veriu dhe në oborret dhe themelet e shtëpive të tyre, ka ngritur ilegalisht pallate shumëkatëshe, me këtë marrëveshje, Vuçiqi e sheh si punë të kryer edhe rehabilitimin e pjesëtarëve të bandave kriminale serbe në krye me kriminelët Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq, të cilët duke qenë të kërkuar nga drejtësia kosovare, të mos kenë nevojë, të marrin dokumente identiteti të Kosovës dhe në emër të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, me letërnjoftimet serbe dhe subvencionet financiare të Serbisë, ata të operojnë lirshëm edhe në të ardhmen, në vendin tonë”, vlerësoi ai.

Në fund, Qarri përmendi edhe marrëveshjen për targa, ku sipas tij ka tendenca ekstreme shoviniste të kriminelit Vuçiq dhe Serbisë fashiste, për zgjidhjen e drejtë dhe të arsyeshme të problemit të targave.

Madje, ai nuk përjashtoi mundësinë e trazirave pas 1 shtatorit.

“Për aq më tepër, me marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet e identifikimit, Serbia po tenton që brenda dy muajve të mbetur, për zëvendësimin e targave ilegale serbe, me ato legjitime të Republikës së Kosovës, ta imponoj edhe një "aneks" të paqenë brenda marrëveshjes së arritur, që të gjithë kolonistët nga Bosnja e Koracia dhe pjesëtarët e bandave kriminale serbe me letërnjoftime të Serbisë, në veri të Kosovës, të kenë të drejtë ti regjistrojnë edhe automjetet me targa ilegale si; KM,Gl, Pr, etj, apo targa tjera "speciale" të lëshuara enkas nga Serbia, por që gjithsesi "tjetërsojnë" të qënurit e veriut, si territor i Kosovës dhe mbajnë gjallë pretendimet e Serbisë, për gllabërimin herët a vonë, të kësaj pjese, nga më vitalet të vendit tonë.

Prandaj duke pasur parasysh tendencat ekstreme shoviniste të kriminelit Vuçiq dhe Serbisë fashiste, për zgjidhjen e drejtë dhe të arsyeshme të problemit të targave, në rast të acarimit të situatës nga Serbia dhe bandat kriminale serbe në veri, gjë që edhe është shumë e pritshme të ndodhë, nga 1 shtatori dhe gjatë dy muajve të ardhshëm, mbetet involvimi i drejtpërdrejtë i sekretarit Blinken dhe deklarimet e vendosura të SHBA-ve, për t`ia bërë të qartë, kriminelit Vuçiq dhe Serbisë fashiste, se Kosova është shtet i pavarur e sovran, ku nuk do të tolerohen më ndërhyrjet e Serbisë, as bandave kriminale serbe dhe Kosova përfundimisht do të funksionojë si shtet kompakt në gjithë territorin e saj, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, të cilat do të jenë jo vetëm të domosdoshme, por edhe të patejkalueshme”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat