Publicisti nga Gjermania “godet” opozitarët “e çoroditur”, nxjerr detaje si po tentojnë të rrëzojnë Kurtin nga pushteti

Politika

Publicisti nga Gjermania “godet” opozitarët “e çoroditur”, nxjerr detaje si po tentojnë të rrëzojnë Kurtin nga pushteti

Nga: A.ZH. Më: 31 gusht 2022 Në ora: 07:57
Kryeministri Albin Kurti

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj, ka akuzuar partitë opozitare në Kosovë, se po bëhen palë me Serbinë, për ta rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Zeqiraj ka thënë se opozita po përdorë veteranët dhe sindikalistët, kundër Kurtit, duke shfaqur kështu “anti-kombëtarizmin dhe rrugaçërinë e saj”.

Opozita vendore, po shpërfaqë gjithnjë e më hapur kundra-kombëtarizmin dhe rrugaçërinë e saj, në përpjekjet e ethshme për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, duke u bërë palë me Serbinë armike. Është kjo opozitë që përdorë krerët e veteranëve, për ta shantazhuar Qeverinë, duke kërkuar të paguhen edhe 52 mijë "veteranë" të rremë, për t`i përdorë si klientelë elektorale! Nga Prekazi informohemi se dy krerët e OVL të UÇK-së dhe të Shoqatave të dala nga "lufta", nuk kanë qenë pjesë e luftës! Edhe ai tjetri nga Dukagjini, i cili deklaronte nga Haga se "kam vra serbë sa kam mundur", rezulton se nuk ishte në frontin e luftës! Ai, gjatë luftës, ishte brenda kufirit shqiptar, bënte porosinë për armë, pasi rrugaçëria e zyrtarëve komunistë në Tiranë, nuk pranonte bashkëpunimin me oficerët e FARK-ut!?”, është shprehur analisti që vepron në Gjermani.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai tutje ka akuzuar opozitarët se kanë organizuar sindikalistët për bojkot e protesta, në pikën e krizës me Serbinë. Analisti këtu veçon Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se kreu i saj, “është fort i interesuar ta shtojë kuotën e klientelës elektorale”.

Në pikën e krizës, për zbatimin e vendimeve të Qeverisë, për Reciprocitetin, opozita kontraverse, e çoroditur e skandaloze, i organizon sindikatat, përkatësisht, krerët e tyre, në ballë me krye-sharlatanin, Rrahman Jashari, për bojkot e protesta! Të parët që u bashkuan me sindikatat, ishin komunarët në zotërim të AAK-së. Ndërkohë, Ramush Haradinaj, kërkon aprovimin e ligjit për pagat me urgjencë! E gjithë kjo nguti bëhet për futjen në ligjin për pagën minimale edhe të veteranëve, qofshin ata edhe mijëra të rrejshëm! Kjo është një dëshmi shtesë, se zotëria në fjalë është fort i interesuar ta shtojë kuotën e klientelës elektorale”, ka potencuar Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

Ai e ka cilësuar si të drejtë dhe logjike kërkesën e kryeministrit Kurti, drejtuar KFOR-it, për të shtuar prezencën e saj në Kosovë dhe sipas tij, KFOR-i duhet të mbajë premtimin se do të mbrojë vendin e jo të bëjë “sehir” si me 31 korrik.

Kërkesa e ligjshme e Kurtit, drejtuar KFOR-it, për t`i shtuar forcat në kufi, është e drejtë dhe logjike. Sepse përtej dy dekadave Kosova kërkon vendosjen e ushtarëve vendorë në kufi. Por, kjo kërkesë është refuzuar në vijimësi nga ndërkombëtarët! Rrjedhimisht, zonja Aida Dërguti, nuk ka të drejtë, kur i thotë Kurtit se "me sen të huaj, nuk hyhet dhëndër". KFOR-i është zotuar se do ta mbrojë Kosovën, deri në krijimin e ushtrisë së rregullt të saj. Andaj, premtimi duhet mbajtur dhe jo të bëjë sehir, siç bëri me 31 korrik, të këtij moti, kur banditët serbë të veriut të Kosovës, bllokuan rrugët kryesore, me urdhër të Beogradit”, ka thënë publicisti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat