Çfarë do të ndodhë nesër në veri? Flet eksperti i sigurisë

Politika

Çfarë do të ndodhë nesër në veri? Flet eksperti i sigurisë

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2022 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Më 1 shtator nis zabtimi për dokumentet hyrje-dajle mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, puna për lirinë e lëvizjes ende "nuk ka përfunduar", pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë gjetur ende zgjidhje për çështjen e targave të veturave.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një pronocnim prë “Bota sot” ka thënë se kjo gjë edhe mund të prodhojë ndonjë lëvizje nga serbët lokal të mbështetur nga qeveria dhe presidenti serb.

Madje, sipas tij Beogradi do ta bëjë një analizë eventuale se si të aktivizojë grupet paralele për të jetësuar politikën e saj në veri.

“Në lidhje me situatën në veri tani më kemi një situat të re e cila domosdo do të prodhojë lëvizje nga "serbët" lokal duke dhënë alibi qeverisë dhe presidentit serb.

Në mes datës 31 gusht/ 1 shtator do të kemi lëvizje të proklamuara nga këto struktura lokale të orkestruara nga Beogradit që të veprojnë në interes të tyre duke bllokuar dhe shpallur ASK dhe ku më pastaj do të kemi nje situatë të re dhe faktike me të cilën duhet gjetur rruga e re dalëse duke mos lejuar cënime të sigurisë nacionale të vendit.

Dhe në këtë pikë do të kontribonte e cila do të krijohet tani me pjesën ku përcaktohet hyrja dhe dalja me ID kartë ku pritet të këtë analizë eventuale nga Beogradi se si të aktivizojë grupet paralele për të jetësuar politikën e saj”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat