Kërkohet nga Kosova që t’i kundërvihet Serbisë në këtë mënyrë!

Politika

Kërkohet nga Kosova që t’i kundërvihet Serbisë në këtë mënyrë!

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:22
Foto arkiv

Sonte pritet të nis zbatimi i recipricetetit mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, Kosova dhe Serbia nuk kanë gjetur ende zgjidhje për çështjen e targave të veturave. Për këtë ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Për pak kohë fillon zbatimi që qytetarët e Kosovës shkojnë pa pengesa në territorin e Serbisë. Ky vendim po zbatohet pas 11 vjetësh. Tanimë nuk do të mund të maltretohen qytetarët tanë me dokumentacione te ndryshme e të shumta”, ka deklaruar ai.

Po ashtu tha se “të gjitha instrumentet e sigurisë së Kosovës janë vigjilente” karshi veprimeve të Serbisë.

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), ka folur për “Bota sot” rreth asaj se çfarë mund të ndodhë nesër në veri.

Ai ka thënë se edhe po të ndodh diqçka në veri tashmë është dëshmuar se është akt i Serbisë dhe i kamufluar, duke u orkestruar nga lista serbe duke i ngjarë më shumë shtetit të Serbisë, sesa përfaqësuesëve të qytetarëve serbë.

“Çfarëdo ngjarje që mund të zhvillohet në veri të Mitrovicës nga ana e serbëve, është dëshmuar që në fakt është akt i Serbisë i kamufluar si pakënaqesi e qytetarëve serbë, orkestruar hapur nëpërmjet listës serbe që më shumë i ngjanë një pranie të shtetit të Serbisë, sesa përfaqësues të qytetarëve serbë, si dhe fshehur nëpërmes agjentëve që i sjellë nga Serbia për të organizuar e strukturuar grupe kriminale e terroriste”, thotë ai.

Tutje, deklaron se Kosova duhet t’i bëj presion bashkësisë ndërkombëtare që të ndalojnë Serbinë dhe agresionin e saj.

“Ngase, edhe pse prej fillimi ka qenë e ditur që nuk kemi të bëjmë me pakënaqësi të qytetarëve serbe, por tanimë janë demaskuar totalisht. Andaj, kjo nuk duhet kaluar heshtur, edhe pse e dinë bashkësia ndërkombëtare, Kosova duhet të këmbëngul në presionin që duhet t'i bëj Serbisë për ndaljen e këtij lloji agresioni, si duhet përbrenda në koordinim me organet e tjera të sigurisë, sidomos KFOR, t'i ndjek e arrestoj agjentët serb”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat