“Doarsa Kica-Xhelili veproi si Dardan Molliqaj”/ Vjen parashikimi: Me këtë veprim merr fund karriera e saj politike!

Politika

“Doarsa Kica-Xhelili veproi si Dardan Molliqaj”/ Vjen parashikimi: Me këtë veprim merr fund karriera e saj politike!

Nga: A.M Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:14
Doarsa Kica-Xhelili

Vëmendje të madhe mori aderimi i deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga Lista ‘Guxo’ në LDK.

Ky veprim i deputetes nxiti reagime të ashpëra, partitë opozitare e mirëpriten këtë vendim, derisa partitë qeverisë e kritikuan atë, duke e cilësuar si tradhti ndaj votave të qytetarëve.

Madje, disa nuk e përjashtuan edhe mundësinë se pas këtij aderimi qëndron synimi i opozitës për rrëzim të qeverisë Kurti.

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” komentoi këtë aderim të deputetes Doarsa Kica-Xhelili në LDK.

Fillimisht, ai u shpreh se largimi i Kica-Xhelilit nuk e ka dobësuar as Listën ‘Guxo’ dhe as koalicionin qeverisës.

Image
Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi

“Largimet e deputetëve nga njëra parti në tjetrën nuk na habisin sikurse veprimi i deputetes, Doarsa Kica-Xhelili, e cila nga lista "Guxo" u hodhë në LDK, kjo është normale, transferimet e deputetëve nga njëra parti në tjetrën kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen, por kurrsesi nuk dobësojnë partitë prej ku largohen, edhe Dardan Molliqaj verpoi njësoj sikurse Doarsa Kica-Xhelili ndaj LVV-së për ta dobësuar Kurtin, por LVV-ja u bë më e fortë, kurse Dardan Molliqajt mbeti i vetmuar e i eliminuar politikisht edhe nga vetëvetja”, deklaroi profesori.

Sipas Mehazit, Kica-Xhelili vetëm sa e ka dobësuar autoritetin e sa më këtë kalim në LDK.

Madje, ai nuk përjashtoi mundësinë që Lista ‘Guxo’ ta shkëput ndonjë deputet nga partitë opozitare.

“Edhe largimi i Kica-Xhelilit nga lëvizja "Guxo" vetëm që ka dobësuar autoritetin e saj nga një deputete e partisë në pushtet të Vjosa Osmanit, e ka zbritur autoritetin dhe peshën e saj politike në partinë opozitare të LDK-së e cila është pa forcë qeverisëse. Largimi i deputetes Kica-Xhelili nga partia në pushtet nuk do të thotë se do prodhojë krizë qeverisëse në mes dy partive të LVV-së e "Guxo", për shkak se nëse partia opozitare e LDK-së nga "Guxo" e pushtetshme ka mundur t'ia marrë e shkëput deputeten e lartpërmendur, pse jo dhe partia e Vjosa Osmanit mos të shkëput nga partitë opozitare ndonjë deputet për të ruajtur qeverinë”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, ai tha se me këtë veprim, deputetja Doarsa Kica i ka dhënë fund karrierës së saj politike.

Kurse, partitë opozitare nuk do arrijnë ta rrëzojnë assesi qeverinë Kurti.

“Partitë opozitare duke parë se qeveria e Albin Kurtit nuk mund të rrëzohet ndryshe, por vetëm në këtë mënyrë të deputetes, Doarsa Kica-Xhelili, por kot, nuk do ia arrin qëllimin, nëse partia opozitare e LDK-së ia ka marrë një deputet lëvizjes "Guxo", pse dhe partia e fuqishme në pushtet e Vjosa Osmanit mos të marrë jo një, por më shumë deputetë LDK-së për të mbrojtur qeverinë e Kurtit. Doarsa Xhelili me këtë veprim vetëm që ka dëmtuar karrierën e saj politike e kursesi lëvizjen "Guxo" dhe qeverinë e Kurtit, në të ardhmen Doarsa do mbetet një ish-deputete e asgjë më shumë, me këtë veprim të gabuar merr fund edhe karriera e saj politike”, përbylli Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat