Ndizet alarmi/ Kërkohet nga Qeveria Kurti që urgjentisht të merret me ndaljen e këtij fenomeni!

Politika

Ndizet alarmi/ Kërkohet nga Qeveria Kurti që urgjentisht të merret me ndaljen e këtij fenomeni!

Nga: N. Sh. Më: 17 shtator 2022 Në ora: 17:32
Qeveria e Kosovës

Kosova gjendet në një situatë alarmante. Rinia shqiptare ka filluar me të madhe të emigrojë në vendet evropiane.

Qindra-mijëra qytetarë po lëshojnë Kosovën brenda një viti.

Amabsadat po përballen me numër të madh të qytetarëve të cilët po aplikojnë për termine. Sidomos ambasada gjermane në Prishtinë.

Ka shuëm faktorë që po shtyjnë rininë të largohen nga Kosova.

Njëra ndër arsyet është papunësia e madhe, por edhe ata që janë duke punuar nuk janë të kënaqur aspak me pagesat, sidomos sektori privat.

Këtë situatë ish-zv.ministri i MPB-së po e sheh si alarmante për Kosovën.

Hajrullah Tërnava thotë se gjendja në të cilën gjendet Kosova tani do një studim dhe analistë të veçantë.

Sipas tij, për ta zvogëluar dhe minimalizuar trendin e migrimit në rritje, është detyrë dhe obligim i kësaj qeverie që të përqendrohet maksimalisht në planin e punësimit të të rinjve dhe ta ketë një program dhe një angazhim për hapje të vendeve të reja të punës, qoftë me investime të shteteve mike në vendin tonë, duke iu dhënë edhe atyre primate në ato investime që i bëjnë, sepse kjo është e vetmja mënyrë që e ndal rininë që mos të emigrojë.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai thotë se, nëse ky trend i migrimit vazhdon kështu me këtë dinamikë atëherë Kosova në të ardhmen do të zbrazet në tërësi, dhe me këtë edhe shtetet armike do t’ia arrijnë qëllimit të zbrazjes së Kosovës, që e kishin në plan të kamotshëm.

“Prandaj është shqetësues dhe alarmant raporti i fundit për këtë vit i Agjencisë së Statistikave, për rrezikun që i kanoset Kosovës nga depopullzimi për shkak të rritjes enorme të numrit të qytetarëve që po largohen nga shtetit. Mbi 42 mijë kosovarë e kanë lëshuar vendin gjatë vitit të kaluar. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kjo shifër është me e larta në pesë vjetët e fundit, ndonëse është rreth 30 mijë më pak se në vitin 2017 kur Kosova po ballafaqohej me eksodin masiv dhe hapjen e kufijve të Serbisë për largimin pa pengesë të kosovarëve drejtë shteteve të perëndimit”, thotë ai.

Sipas tij, nga shifra e 42 mijë qytetarëve të larguar vitin e kaluar, sipas ASK-s, shumica e tyre kanë qenë emigrantë legal.

Në kërkim të një vendi pune, studime, për bashkim familjar apo për t’u martuar, mijëra shqiptarë po e braktisin vendin viteve të fundit dhe ky trend nuk ka të ndalur, por vetëm shtim të interesimit. Sipas këtij raporti, shumica e tyre kanë qenë emigrantë legalë dhe kanë emigruar në vende të Bashkimit Evropian, vende të EFTA’s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.). Por, ka edhe të tjerë që kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqi apo Kanada”, shton ai.

Tërnava shprehet se, ky trend i migrimit është rritje e interesimit të qytetarëve, kryesisht brezit të ri, fuqi potenciale e krahut të punës, pasojë e gati dy dekadave të keqqeverisjeve të kaluara që premtonin zhvillim dhe punësim e përfundonin mandatet me mashtrim e me zhgënjim.

“Edhe pse në kushte të vështira dhe masa të ashpra kontrolli për shkak të pandemisë, edhe viti 2020 ka qenë vit i trendit në vazhdim të largimit të kosovarëve drejtë perëndimit. Në vitin 2020 figuron se vendin e kanë braktisur gati nëntë mijë banorë. Arsyet e emigrimit edhe atëherë kanë qenë të njëjta. Mirëpo në këtë vit duket se ka ndikuar situata me pandeminë COVID-19, ku shumica e shteteve kishin mbyllur kufijtë tokësor e ajror, përveç për shtetasit e tyre”, pohon ai.

Tërnava thekson se, Qeveria Kurti duhet që të dëshmohet tani dhe ta trajton si prioritet, në vitin e dytë të mandatit të saj, me masa vepruese dhe parandaluese, për ta stopuar apo zvogëluar migrimin duke ndërtuar politike afatshkurta zhvillimore dhe stimuluar punësimin e punëkërkuesve në vendin e tyre, një kriter i rëndësishëm që kërkohet edhe nga BE për liberalizimin e vizave dhe për të destimuluar trendin e tendencës për migrim masiv.

“Nëse kjo qeveri e gjen mënyrën e hapjes së vendeve të punës dhe e ndal këtë trend të migrimit sikur që është tani duke u zhvilluar, atëherë edhe në të ardhmen elektorati do të ja jep votën për të qeverisur. Kjo qeveri duhet të bëjë edhe të pamundurën për hapje të vendeve të punës me investime të ndryshme nga investitorët e huaj me kompani të forta fitimprurëse që do të zbusin këtë dukuri të migrimit të të rinjve tonë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat