‘Trazira’ brenda PDK-së!/ Pas dorëheqjes së Ramë Bujës paralajmërohen edhe disa largime të reja!

Politika

‘Trazira’ brenda PDK-së!/ Pas dorëheqjes së Ramë Bujës paralajmërohen edhe disa largime të reja!

Nga: A.M Më: 17 shtator 2022 Në ora: 18:01
Udhëheqësit e PDK-së: Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje. Kjo është hera e dytë që Buja jep dorëheqje nga kryesia e PDK-së.

Të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë edhe para pasë vitesh.

Burime brenda PDK-së kanë treguar se arsyeja pse Buja vendosi të dorëhiqet nga Kryesia është bërë dega e Lipjanit ku ka filluar një iniciativë e aktivistëve të PDK-së që po e mbështesin deputetin Rashit Qalaj për ta marrë në udhëheqje këtë degë.

E këto zhvillime brenda PDK-së i komentoi profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai në një shkrim për “Bota sot” tha se Partia Demokratike e Kosovës ka filluar t’i paguajë dëmet që i ka bërë në të kaluarën dhe faktin se nuk po arrin të reformohet assesi.

“Bagllamët e PAN-it kanë filluar të kërcasin sepse janë aq të ndryshkura sa që nuk po mund të mbajnë më peshën e keqpërdorimeve dhe rreshtimin e saj e sidomos të PDK-së kah Serbia vrasetare. PDK është një parti e ngurtë pa dinjitet dhe pa platformë se kah po shkon. Kështu, kjo parti përmes përfaqësuesve të vetë, sidomosë gjatë dialogut shterpë që zgjati gati 12 vite më shumë ishin në shërbim të Serbisë e të Vuçiqit se sa të vetë Kosovës. Kjo parti i hipi ‘ylqymit’ n'vrapë duke iu bashkuar platformave serbo-ruse për ndarjen e Kosovës.

Dhe kur çdo gjë ishte bërë gati që kjo të ndodhë deshi zoti kërciti ‘reja ne qiell’ dhe një aeroplan me akterët e ndarjes së Kosovës u detyrua të kthehet pas, në drejtim të Hagës. Por, nënkujdesjen e kësaj partie dialogu i udhëhequr nga PDK solli edhe fatkeqësi tjera për Kosovën siç është Asociacioni në etnik serb me kompetenca ekzekutive. PDK ishte e përfshirë edhe në humbjen e Çakorrit, por ajo se çka është më kryesorja është fakti kur PDK e ‘rrahu’ vetën me shuplaka, kur insistoi me çdo kusht të formohet Gjykata Speciale në Hagë, që do të thotë se ia bëri varrin vetës”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Maxharraj kritikoi PDK për rreshtimin e saj në krah të shtetit serb dhe kundërshtimit të fuqishëm të qeverisë Kurti II.

“Edhe në kohët më të reja PDK u rreshtua gabimisht në mbrojtje të Serbisë alias Vuçiqit, kur haptas doli në përkrahje të mbajtjes së referendumit dhe zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por të cilat i ndali kryeministri Albin Kurti në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Mu për këtë arsye dhe disa të tjera sot kjo parti është rreshtuar në frontin anti qeveri Kurti II e cila me çdo kusht po tenton dhe mirë po ia del të shtrijë sovranitetin edhe në veri, e cila i vërsulet qeverisë së Kosovës me krejt arsenalin e saj në bashkëpunim me të gjitha partitë tjera (LDK,AAK dhe Lista Srpska) për të ia nxi jetën kësaj qeverie, por qëllimi është tjetër kund në dialogun që Kurti nuk lëshon pe siç bënë udhëheqësit e PDK dhe LDK, por edhe në vettingun që po afrohet e që këto parti duhet të japin llogari për vjedhjet, hajnit dhe plaçkitjen e shtetit me ç'rast u bënë milionera”, theksoi ai.

Në vazhdim, profesori vlerëson se brenda kësaj partie politike kanë filluar disa turbulenca, përplasje të ashpra.

Këtë gjë, sipas tij e vërtetoi më së miri dorëheqja e Ramë Bujës.

“Pra, kah po shkon kjo parti, për ku është nis!? Ka mbetë e gjorë e ngurtë e pa reformuar që as vetë nuk di se kah po shkon, është një parti më shumë autoritare, s’ka brenda reforma dhe liri të shprehjes. Zgjedhjet e fundit të saj ishin vetëm një farcë. Në vend të zgjedhjes për kryetar të një personi me autorit dhe dinjitet të pa cenueshëm u zgjodh Memli Krasniqi i cili nuk është i aftë dhe nuk ka ‘kaçik’ të udhëheqë një parti siç është PDK.

Mu për këtë arsye dhe shumë të tjera në PDK kanë filluar turbulencat e turbullëta, plasje dhe përplasjet brenda kësaj partie, shpirtërat brenda saj kanë nis të shqetësohën për veprimet e tyre. Kështu, anëtari i kryesisë së PDK, Ramë Buja paska dhënë dorëheqje. Shkaqet nuk i bëri publike, Buja i cili tha se janë të shkruara në letrën e dorëheqjes dorëzuar te kryetari Memli Krasniqi”, shpjegoi Maxharraj.

Më tej, ai komentoi edhe arsyet që mund ta kenë shtyrë anëtarin e PDK-së të dorëhiqet. Një nga arsyet sipas Maxharrajt, ka qenë mbështetja e Bujës për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve.

“Në media po spekulohet se Buja u tërhoq për shkak të problemeve të theksuar në degën e kësaj partie në Ferzai. Por, unë nuk mendoi kështu. Arsyjen e vërtetë me siguri ndoshta ndonjëherë do ta bëjë publike kryesia e partisë dhe kryetari i saj Memli Krasniqi. E respektoj Bujën si njeri me dinjitet, e çmojë për kontributin e tij në luftë si njëri nga komandantët e saj.

Por, mendoj se Ramë Bujën e vret ndërgjegjja e tij kur kohë me parë haptas u deklarua se ende qëndron pas ndarjes së Kosovës, ani pse një ide e tillë është rrëzuar për tokë me insistimin e SHBA dhe Gjermanisë, por që këtë nuk e ka përkrah as partneri i saj AAK. Më siguri po pargjykoj se kjo është arsyeja pse Ramë Buja u dorëhoqë nga kryesia e PDK”, potencoi profesori.

Në fund, Maxharraj parashikoi edhe një dorëheqje të mundshme të Çitakut, mirëpo nuk ishte i sigurt nëse kjo e fundit do të vepronte njëjtë si bashkëpartiaku i saj.

“Por nuk është i vetëm Ramë Buja që kohë më parë u deklarua për mundësinë e ndarjes së Kosovës, këtë me parë e kishte bërë edhe Vlora Çitaku sa ishte ambasadore në SHBA duke i qëndruar afër Hashim Thaçit rreth kësaj ideje, këtë e vendosi në pah edhe një diplomate e Bosnjës kur u cikërrua për këtë çështje me nënkryetaren e PDK-së.

Unë nuk e di se a do ta vret ndërgjegjja edhe Vlora Çitakun për këtë rreshtim të gabuar krah shefit të saj, Hashim Thaçit, i cili veç i bënte kornizat e fundit lidhur me ndarjen e Kosovës. Do të ishte e sinqertë që edhe Çitaku të shkojë hapave te Ramë Bujës, sepse partia pra PDK duhet të lirohet nga klishet e tilla, pasi askush, kushdo qoftë ai nuk ka të drejtë të prekë, të cenoj sovranitetin dhe integritetin e Kosovës ndërkombëtarisht të pranuar e të vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare. Ramë Buja, pra, e ka ngre kembën zhag...siç thuhet në popull, kush do t’i shkojë pas nuk dihet, por do të shihet”, përfundoi Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat