Deklarata befasuese e presidentit kroat/ Vjen thirrja për qeverinë Kurti: Të nisin hetimet për Listën Serbe!

Politika

Deklarata befasuese e presidentit kroat/ Vjen thirrja për qeverinë Kurti: Të nisin hetimet për Listën Serbe!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 17 shtator 2022 Në ora: 19:38
Qeveria e Kosovës

Vendi ynë po përballet me shumë situata të ndryshme politike, sociale dhe ekonomike.

Jo çdo gjë po shkon siç duhet, shto këtu faktin se kriza ekonomike ka ndikuar shumë rëndë në jetën e qytetarëve.

Siç duket kundërshtarët e kryeministrit Kurti kanë filluar ta përdorin krizën ekonomike si ‘karrem’ për tërheqjen e votave dhe rrëzimin e qeverisë.

Kohë më parë, vjeshtën e llogarisnin si kohën kur do ta rrëzojnë qeverinë, tani e përmendin pranverën si një kohë të mundshme.

Megjithatë, në realitet kjo gjë vetëm do ta vështirësonte edhe më shumë situatën, pasi dihet se partitë politike në vend janë shumë larg bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes tyre.

Madje, edhe presidenti i Kroacisë foli për ‘këto’ kërcënime që po i bëhen Qeverisë së Kosovës, e që sipas tij po vijnë nga ata që po paguhen nga Vuçiqi.

“Qeveria e Kosovës kërcënohet nga kundërshtarët e vet që paguhen nga Presidenti i Serbisë Vuçiqi”.

Shala: Institucionet e sigurisë në vazhdimësi që nga themelimi i tyre kanë vëzhguar çdo kërcënim të mundshëm

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot” komentoi këtë deklaratë të presidentit kroat.

Image
Drizan Shala

Fillimisht, ai u shpreh se nga viti 2014 e deri më sot Lista Serbe ka pasur një rritje duke shfrytëzuar aparaturën e terrorit shtetërore të Serbisë.

Në sistemin politik/juridik të vendit e kemi të instaluar në mënyre perfekte subjektin politik që “përfaqëson” qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, dhe që në fakt ky subjekt politik ka eliminuar/ neutralizuar gjithë kundërshtarët e mundshëm nga ky komunitet që mund të jenë përfaqësues të tyre.

Pra që nga 2014 e tutje Lista Serbe ka pasur një rritje duke shfrytëzuar aparaturën e terrorit shtetërore të Serbisë ku përmes shantazhave, kërcënimeve deri te eliminimi fizik kanë shfrytëzuar që mundësinë e politikës së Beogradit që të kenë shtrirje dhe ndikim brenda këtij komuniteti”, deklaroi eksperti i sigurisë.

Krahas kësaj, Shala tregoi edhe si mund të parandalohet ndikimi i këtij subjekti brenda institucioneve të vendit.

Ai kërkoi që t’i bëhet një hetim Listës Serbe nga auditori, madje të përfshihet edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Për të parandaluar vazhdimin e ndikimit të këtij subjekti brenda institucional është mirë që partitë shqiptare të mbështetin iniciativa nga ky komunitet, të cilët kanë pranuar institucionet e vendit dhe kështu do të mund t’i jepet hapësirë edhe institucionale këtyre iniciativave, duke garantuar një stabilitet funksional kushtetues të vendit.

Ndërsa, në anën tjetër subjektit të Listës Serbe duhet t’i bëhet një hetim nga auditori në njërën anë, ndërsa, në anën tjetër Prokuroria Speciale e Kosovës të hetojë këta individ që janë pjesë e këtij subjekti që nëse i referohemi deklarimeve të tyre deri te dalja e tyre në barrikada kriminale, atëherë shumë lehtë do të ishte që ky subjekt politik të përjashtohet nga institucionet e vendit me ndihmën e KQZ-së si dhe komisionit për mandate dhe imunitetet në Kuvend të Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë tha se institucionet e sigurisë kanë vëzhguar çdo kërcënim të mundshëm dhe kanë neutralizuar ato kërcënime duke i adresuar në organet e ndjekjes penale.

Sa i përket institucioneve të sigurisë këto të fundit në vazhdimësi që nga themelimi i tyre kanë vëzhguar çdo kërcënim të mundshëm që mund t’i bëhet vendit dhe sigurisë nacionale dhe deri më tani kanë arritur që të neutralizojnë kërcënimet duke i adresuar në organet e ndjekjes penale”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”.

Mehmeti: Serbia është e gatshme të bëj çdo gjë për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti.

Kurse, analisti politik, Faton Mehmeti në prononcimin e tij për “Bota sot” tha se shteti serb është i gatshëm të bëj çdo gjë vetëm ta rrëzojë kryeministrin Kurti nga pozita e të parit të shtetit.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, këtë gjë e kë bërë të ditur edhe vetë presidenti Vuçiq ditë më parë, përmes një deklarate.

Serbia është e gatshme të bëj çdo gjë për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti. Siç e ka thënë disa herë Vuçiqi, “…me Albinin është shumë e vështirë të arrihet ndonjë marrëveshje e favorshme për Serbinë”. Në këtë aspekt, më shumë se kujtdo i leverdisë Serbisë largimi i qeverisë aktuale nga pushteti”, deklaroi ai.

Analisti vlerëson se presidenti kroat ka informacione, për vetë faktin se e ka bërë një deklaratë të tillë.

Mehmeti shtoi se ka një komplot kundër qeverisë Kurti nga partitë opozitare dhe segmentet serbo-ruse.

Deklarata e presidenti kroat nuk është e rastësishme, besoj ka informacione të besuara mbi të cilat e mbështet deklaratën e tij. Ka një komplot kundër Kurtit, ku të përfshira janë edhe opozita bashkë me segmentet serbo-ruse. Të gjitha janë të kota derisa Kurti ka mbështetje mbi 50 %, kështu që s’ka asnjë forcë që ta rrëzojë derisa populli i beson”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat