“Kosova me qeverinë Kurti është në një pozicion shumë më të favorshëm në dialogun me Serbinë”

Politika

“Kosova me qeverinë Kurti është në një pozicion shumë më të favorshëm në dialogun me Serbinë”

Nga: A.SH Më: 1 tetor 2022 Në ora: 14:50
Shpejtim Bulliqi dhe Albin Kurti

Dialogu me Serbinë po vazhdon ende.

E, që nuk dihet se kur do të ketë një përfundim pasiqë, Kosova është dekalruar se duhet të ketë njohje të ndërsjellë, e këtë gjë po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët, madje edhe Amerika, kurse Serbia vazhdon me avazin e vjetër, se nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë.

Shpejtim Bulliqi, ka folur në lidhje me këtë duke thënë se Kosova tani për tani është në pozicion më të favorshëm, duke pas parasysh edhe kryeminsitrin Kurti i cili është i pakorruptueshëm dhe i pashantazhueshëm.

Sipas tij, Kurti e ka të qartë vizionin për mbylljen e këtyre negociatave.

“Kosova me qeverinë Kurti është në një pozicion shumë më të favorshëm në dialogun me Serbinë, pasi që kemi një person që po udhëheq me dialogun, i cili është i pakorruptueshëm dhe i pashantazhueshëm dhe e ka të qartë vizionin për mbylljen e këtyre negociatave”, ka thënë ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat