Paralajmërohet përgjysmim i popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore/ Me këto metoda po i frikëson shqiptarët pushteti shoveno-serbomadh

Politika

Paralajmërohet përgjysmim i popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore/ Me këto metoda po i frikëson shqiptarët pushteti shoveno-serbomadh

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 6 tetor 2022 Në ora: 08:05
Lugina e Preshevës

Më datën 1 tetor ka nisur procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi. Për rrjedhojë, pas dy dekadash do të mund të dihet zyrtarisht për numrin e shqiptarëve të regjistruar në Serbi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në vazhdimësi janë ankuar për pasivizimin e adresave të tyre nga autoritetet serbe.

Ata kanë theksuar se shteti serb e ka për mision zvogëlimin e numrit të popullsisë shqiptare që jeton atje.

Si pasojë e kësaj shqiptarët e luginës janë në mëdyshje për rezultatin e procesit të regjistrimit.

Për profesorin Muhamet Kelmendi, numri i shqiptarëve në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) dhe i shqiptarëve të myslimanizuar në Sanxhak do të del i përgjysmuar.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Ka kohë që pushteti shoveno-serbomadh që punon që në Kosovën Lindore dhe në Sanxhak të zvogëlohet numri i popullsisë shqiptare dhe asaj shqiptare e myslimane ne Sanxhak, në mënyrë që ata mos të kenë as statusin e minoritetit.

Format që ka punuar shteti serb janë nduardurshme. Ato janë të natyrës politike, ekonomike, sociale, shoqërore dhe nacionale. Çdo herë këto masa kanë qenë të përcjella me masa represive policore dhe ushtarake, përkatësisht me arrestime, rrahje dhe vrasje.

Ka edhe masa tjera denigruese morale”, thotë ai.

Sipas tij, në kuadër të përgjysmimit dhe të zhdukjes së shqiptarëve në këto anë është vepruar në mënyrë intensive dhe me masat që kane treguar sukses nga planprogramet e shumta serbomëdha.

“Duket se asimilimi dhe dëbimimi shqiptareve e ka bazën te programi famëkeq i Akademisë Serbe, të hartuar nga Vasa Çubrillovic, në vitin 1937.

Me këtë program është vepruar mbi shqiptarët.

Është filluar me mos punësim dhe në masa sociale e ekonomike. Është vazhduar me masa të bastisjeve dhe të maltretimeve të mëdha. Dhe, është ecur me ndjekje nga vendi për në Kosovën qendrore, të sotme ose në Turqi. Formë e veçantë ka qenë asimilimi i shqiptarëve në popullsi sllave a myslimane. Thjeshte jo shqiptare”, është shprehur ai.

Sipas profesorit, ndjekjet kanë bërë që në Medvegjë të kemi ulje drastike të popullsisë.

“Pasuritë e mbetura atje janë të regjistruara në emër të shqiptarëve, por meqë ata janë dëbuar në Kosovën qendrore, nuk njihen si qytetare të Medvegjes. Të gjithë janë të çregjistruar.

Kështu është situata edhe në Sanxhak dhe në Bujanovc e në Preshevë.

Në Sangjak u janë ndaluar me kohë gjuhën shqipe, shkollat dhe përkatësia kombëtare. I hapen xhamitë në hoxhe serbo folës dhe ata u myslimanizuar.

Ndërsa, në Bujanovc dhe në Preshevë po vazhdon frikësimi i shqiptarëve”, shprehet profesori.

Ai potencon se në komunat shqiptare dhe në Sanxhak nuk është investuar fare.

“Papunësia është 60-70%. Shkolla shqipe nuk ka dhe ato pak që janë po mbyllen. Për popullsinë shqiptare nuk ka as sigurime sociale dhe shoqërore.

U mbetet rruga e ikjes.

Tash ka ra shumë numri i shqiptarëve.

Regjistrimi i popullësisë është formal. Do të kemi përgjysmime të mëdha të popullsisë shqiptare.

Dhe nëse nuk veprohet, brenda një dekade edhe ata pak shqiptare që kanë mbetur do të ikin.

Serbizimi edhe i këtyre vendeve bëhet”, përfundon profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat