“Serbia ia ka frikën Rusisë!”/ Zyrtari i LVV-së: Ndërkombëtarët e kanë vënë re këtë gjë te Kosova!

Politika

“Serbia ia ka frikën Rusisë!”/ Zyrtari i LVV-së: Ndërkombëtarët e kanë vënë re këtë gjë te Kosova!

Nga: Arife Morina Më: 6 tetor 2022 Në ora: 22:13
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq, foto ilustrim

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të përfolura në vend.

Është Serbia, ajo që po e zvarritë këtë proces, me këmbëngulësinë e saj për të mos njohur Kosovën.

Shto faktin se, Beogradi ka një afërsi me Moskën dhe kjo si duket po i jep ‘krahë’ asaj të sillet me një arrogancë edhe ndaj kërkesave të BE-së dhe SHBA-së.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi e vlerësoi qasjen e kryeministrit Kurti ndaj presidentit serb.

Ai për “Bota sot” tha se është pala serbe ajo që po i komplekson bisedimet dhe po i pengon ato që të shkojnë drejt një marrëveshje finale.

Image
Arbër Zaimi

 

“Është qasje e kujdesshme dhe e mirëpërgatitur, e bazuar mbi gatishmërinë për dialog e marrëveshje dhe mbi idenë e të qenit palë të barabarta në tryezën e dialogut. Sa herë që pala serbe kërkon diçka prej Kosovës, pala kosovare po e ngre të njëjtin shqetësim dhe të njëjtën kërkesë, si palë e barabartë. Kjo qasje nuk mund të kundërshtohet nga negociatorët ndërkombëtarë, sepse ata e kanë pranuar Kosovën si të barabartë në dialog. Por Serbinë kjo qasje po e komplekson dhe po e tremb. Sa herë që p.sh. pala serbe hap çështjen e asociacionit apo të drejtave të minoritetit serb në Kosovë, pala kosovare sjell në vëmendje komunitetin shqiptar në Serbi dhe kërkon të njëjtat të drejta. Serbia nuk është e gatshme, prandaj kompleksohet dhe përpiqet t’i ikë dialogut. Ndërkombëtarët e kanë vënë re se Kosova është e gatshme për dialog ndërsa Serbia shmanget”, deklaroi Zaimi.

Krahas kësja, zyrtari i LVV-së u shpreh optimist se mund të ketë një marrëeshje finale.

Sipas tij, një nga shkaqet që Serbia nuk e njeh Kosovën është frika që ka nga Rusia.

Besoj se është e mundshme marrëveshja. Mendoj se është e mirë për Serbinë dhe për të gjithë rajonin, njohja e Kosovës. Do të sillte paqe afatgjatë, stabilitet demokratik, dhe zhvillim ekonomik. Klasa politike në Serbi nuk e bën njohjen e Kosovës sepse ka frikë nga Rusia, e cila është shumë prezente në Serbi me kapital financiar dhe me media (por edhe me ushtri etj). Për frikën nuk ka ilaç, megjithatë mendoj se presioni perëndimor që Serbia të shkëputet nga Rusia, do të ketë sukses. Nuk do të mbetet një Bjellorusi e dytë”, thkesoi Arbër Zaimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat