“Po përsëritet e njëjta strategji”/ Vjen paralajmërimi i keq për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Politika

“Po përsëritet e njëjta strategji”/ Vjen paralajmërimi i keq për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 7 tetor 2022 Në ora: 19:53
Kryeministri Albin Kurti

Javën e fundit, skena politike në Kosovë është karakterizuar më një përplasje të ashpër mes kryeministrit, Albin Kurti dhe opozitës në Kosovës, si dhe SBASHK-ut.

Krejt kjo për shkak të grevës së nisur në arsim, si dhe vendimit të Qeverisë për mos ekzekutimin e pagave në për sindikalistët të cilët për plot një muaj ishin në grevë.

E kundër vendimit të kryeministrit Kurti, përveç opozitës dolën edhe tre deputetë të pozitë, Eman Rrahmani nga Vetëvendosje dhe Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli nga Partia Guxo, e cila është në koalicion më Vetëvendosjen.

Krejt kjo, sipas doktorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, është një luftë e hapur ndërmjet dy klasave politike në Kosovë.

Image
Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi

“Beteja e tanishme nuk është ndërmjet klasës politike, por dy klasave të ndryshme politike. Këto dy klasa politike janë në një betejë secila për mbijetesë. Klasa që janë tani në opozitë e kanë jetike rikthimin në pushtet sa më parë, ndërsa klasa e cila është në pushtet e ka jetike ruajtjen e pushtetit dhe të dëshmojë që di të punojë. Këta të fundit nëse nuk e bëjnë këtë do largohen me kokë ulur dhe do ua mundësojnë opozitës së tanishme të rikthehen si triumfalist dhe të falur nga të gjitha mëkatet e së kaluarës”, thotë Kuçi për “Bota sot”.

Duke parë kundërshtimin e dy deputetëve të Guxo ndaj vendimit të Kurti, Kuci thekson se Guxo mund të largohet nga koalicioni qeverisës dhe t’i bashkohet LDK-së.

“Por klasën politike e cila është në pushtet më së shumti e dëmton koalicioni jonatyral. Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo nuk kanë asgjë të përbashkët nga ideologjia dhe bashkimi i tyre politik ka qenë çështje momentumi për avantazh më të madh elektoral. Lista Guxo duke qenë një listë e dalë nga LDK-ja lehtë do të joshet që shumë njerëz të saj të kthehen në LDK apo ndonjë subjekt tjetër. Kjo për faktin se të gjithëve nuk mund të u plotësohen apetitet politike për përfitime dhe po ashtu Guxo nuk është një subjekt që ka një të ardhme të qartë apo ka para tani të mbajë njerëz, e po ashtu nuk ka aftësi të krijojë një kauzë që të mbajë rreth vetës njerëz sikur LVV-ja”, shprehet Gurakuç Kuçi.

“Po ashtu të gjithë tani po kalkulojnë në vota dhe nuk është që po tregohen shumë besnik ndaj luftës të cilën e proklamon qeveria. Kjo tregon një fakt interesant se z. Kurti në cilëndo cilësi që ka qenë ka treguar gatishmëri çdo herë që të mbroj anëtarët e tij, por që nuk po i rikthehet shumë herë e njëjta gjë. Kjo mund t’i bie që shumë herë z. Kurti mund të ketë gabuar kur ka zgjedhur persona të caktuar”, shpjegon më tej doktor Kuçi.

Për fund, ai thotë se Vetëvendosje është në rrezik që ta humb shumicën parlamentare në Kuvend, pasi në treg mund të futen shuma të majme parash për blerjen e deputetëve.

“Telashet e tilla po rrisin vullnetin për kalkulime politike joparimore dhe këto lëkundje do fusin në treg politik edhe më shumë para për blerje të deputetëve deri në humbjen e shumicës nga LVV-ja. Një gjë e tillë është provuar edhe më herët ndal LVV-së kur patën dalur mbi dhjetë deputetë dhe tani po përsëritet e njëjta strategji”, përfundon doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Kujtojmë së kritika për kritika për qeverinë pati sot edhe ish numri dy i qeverisë Kurti, tash deputet i Vetëvendosjes, Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat