Vjen alarmi për opozitën/ SHBA-së i bëhet thirrje t’i vendosë në Listën e Zezë liderët, partitë dhe bashkëpunëtorët e bandave serbe!

Politika

Vjen alarmi për opozitën/ SHBA-së i bëhet thirrje t’i vendosë në Listën e Zezë liderët, partitë dhe bashkëpunëtorët e bandave serbe!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 7 tetor 2022 Në ora: 23:12
Partitë Politike në Kosovë

Qeveria Kurti do të rrëzohet në shtator. Kështu ishin disa deklarata të ‘përbashkëta’ të opozitës së Kosovës, Listës serbe, por edhe liderëve serb në Serbi.

Megjithatë, shtatori shkoi dhe Qeveria Kurti është duke vazhduar punët e saj, pavarësisht kërcënimeve të opozitës.

Madje edhe greva e arsimit dhe protestat në Kosovë, janë cilësuar si kërcënim për rrëzimin e Qeverisë.

Për këtë çështje, analisti politik, Gani Qarri thotë se, po ngritet shqetësimi se orkestrimi i zhvillimeve të fundit opozitare po bëhet për të penguar procesin e liberalizimit të vizave.

“Huçja epike e grevës së pashembullt mbi pesë-javëshe me të cilën opozita e inkriminuar shpresonte se ashtu siç kishte paralajmëruar në kor me Vuçiqin dhe Listën serbe, në shtator do ta rrëzonin Qeverinë Kurti-2, pas këtij dështimi të madh, tani ka filluar me shantazhe të reja, që tek qytetarët e Kosovës, me të drejtë po ngritin shqetësimin, se orkestrimi i zhvillimeve të fundit opozitare, në Republikën e Kosovës, po bëhet pikërisht, për të penguar procesin e vendimmarrjes nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Qarri pohon se, ka të dhëna, më tepër se të besueshme dhe të argumentuara me fakte bindëse, që flasin hapur, se shumica e liderëve të inkriminuar opozitarë të Kosovës, të cilët bëjnë kaq shumë zhurmë, për asgjë, janë bërë multimilioner pikërisht përmes korrupsionit, hajnisë dhe krimit të organizuar, duke bashkëpunuar edhe me bandat dhe kryekriminelët serbë të veriut, ndaj sot, sipas tij, nuk kanë fajë, që nuk mund ta durojnë një Qeveri e cila e lufton krimin, korrupsionin dhe kontrabandën.

“Madje përveç bashkëpunimit me grupet e rrjeteve të krimit të brendshëm, nuk kanë hezituar të kooketojnë edhe me grupe të rrjeteve mafioze ndërkombëtare, pasojat e të cilave, përveçse kanë penguar zhvillimin dhe izoluar tërësisht Kosovën nga bota demokratike, kanë rrezikuar edhe vetë shtetin, me aventurat e tyre të rrezikshme, të cilët përveç faljes dhe shitjes së tokave tona autoktone vendeve fqinje, kërkuan publikisht edhe ndarjen e Kosovës”, shton ai.

Sipas tij, vendosmëria e Kurtit ka bindur shtetet skeptike se nuk ka ngelur standard i pa mbushur plotësisht.

“Vetëm vendosmëria e paprecedentë dhe sukseset e pamohueshme të Qeverisë Kurti në luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të rrënjosur për dy dekada me radhë, nga partitë e inkriminuara në vend, ka bindur përfundimisht edhe shtetet më skeptike të BE-së si Franca, Holanda, Belgjika etj, se tanimë, nuk ka ngelur standard i pa përmbushur plotësisht nga ish Udhërrëfyesi i famshëm i BE-së, ndaj dhe po shpresohet se premtimet për liberalizimin e vizave, nga data 13 e këtij muaji, përfundimisht, të bëhen realitet edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shprehet ai.  

Qarri flet edhe për videon e publikaur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila i akuzonte për shkatërrimin e shtetit ish pushtetarët në Kosovë.

“Por përderisa në fakt, të gjithë ne, jemi dëshmitar se, jo vetëm ato që thuhen, por shumë të këqija edhe më të mëdha, që nuk janë cekur fare në videon e postuar nga LVV, kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës, megjithëse aty jo vetëm që nuk thuhet asgjë e pavërtetë, por edhe nuk kanë mundur të përmblidhen të gjitha fatkeqësitë, të cilat partitë e inkriminuara i kanë shkaktuar Kosovës, si bie fjala vrasjet e pasluftës, që megjithëse shkojnë në numër mbi tre-shifrorë, ende nuk ka asnjë të dënuar, doras të arrestuar as emër të autorëve”, shton ai.

Sipas tij, të inkriminuarit, çuditërisht gjejnë kohë edhe të "acarohen" pse në një video miniaturale, janë thënë shkurtazi vetëm disa nga të vërtetat e shumta të hidhura, të shkaktuara nga individ dhe parti të inkriminuara, në Kosovën e pasluftës.

“Realisht, shkak i ftohjes së raporteve, opozitë-Qeveri, nuk është postimi i video-së së LVV-së, por, siç dihet ato kanë qenë të acaruara qysh nga humbja historike e partive të inkriminuara, të cilat nga frika se me reformat ligjore dhe Vettingun në drejtësi, do tu konfiskohen edhe pasuritë e grumbulluara kundërligjshëm dhe vendosen edhe në bankën e të akuzuarve, po ndjehen aq të shqetësuar sa që duan ta shkatërrojnë edhe shtetin, për të shpëtuar veten nga ligji dhe drejtësia, e cila ngadalë, por sigurt, po afrohet edhe për të inkriminuarit në Kosovë. Prandaj pas dështimit me turp të pa përshkruar të grevës, me të cilën, shpresonin se do të përfshihej e gjithë Kosova dhe ashtu siç kishin paralajmëruar tok dhe njëkohësisht me Listën serbe dhe Aleksandër Vuçiqin, kësaj vjeshte do ta rrëzonin edhe Qeverinë Kurti-2, tani kanë filluar të acarohen nga një video e vetme, e postuar nga LVV, në vend se ta demantojnë përmbajtjen e saj, nëse ajo nuk përkon me realitetin”, thekson analisti.

 Sipas tij, asgjë e thënë në video, nuk përmban "gjetje" nga një parti rivale, por pasqyrohet vetëm realiteti i hidhur, i cili mjerisht ka ndodhur para syve tanë në Kosovën e pasluftës, nga njerëz dhe parti që para popullit shiteshin si çlirimtarë dhe shtet-formuese, e që në realitet dolën të ishin kleptomanë në kuptimin e plotë të fjalës dhe shtetrrënuesit më të rrezikshëm, që quan vendin buzë greminës dhe shuarjes së tërësishme të shtetit të Kosovës.

“Janë "heronjtë" e mjerë të "fusnotës" të cilët zhvlerësuan edhe vendimin e GJND-së, që me vendimin e saj, vulosi pavarësinë e shtetit tonë të ri dhe po ata harambash, që pas faljes së 2500 hektarëve tokë FYROM-it, 8300 hektar tjerë Malit të Zi, nënshkruesit dhe miratuesit në Kuvend të marrëveshjes kundërkushtetuese të “zajednicës” një etnike serbe, emërtuesit e veriut të vendit tonë si "tokë e Rankoviqit, autorët e tendencës për faljen e kësaj pjese më vitale të vendit tonë, Serbisë hegjemoniste, ata që paraqiten kërkesën publike për ndarjen e Kosovës si dhe urdhëruan pagimin e firmave të huaja me paratë e taksapaguesve tanë të varfër, për promovimin e ndarjes së Kosovës edhe në botë”, thekson Qarri.

Ai pohon se, tipa që nuk ka shtet normal me prokurori dhe drejtësi të njëmendtë që do ti kishte toleruar kaq gjatë, si Kosova, të cilët tani kanë guximin edhe të kërcënojnë, pse në një video të shfaqur publikisht thuhet e vërteta që ata me bëmat e tyre misterioze, i kanë bërë popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Kështu që mosveprimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës, nga individ dhe parti të inkriminuara po keqpërdoret si shkas, se kinse LVV me postimin e një video të vetme, po i "akuzuaka" ish-qeveritarët e kaluar të PAN-it dhe Pronto-mafies, për gjendjen e rëndë në Kosovë, akte që ne i dimë të gjithë edhe pa shfaqjen e videos se kanë ndodhur dhe janë realiteti më i hidhur në Kosovën e pasluftës, edhe nëse ata nga shfaqja e të vërtetës u ndjekan të prekur dhe të "acaruar". Sjelljet e tyre, jo vetëm se i kanë shkaktuar dëme të vazhdueshme Kosovës, por ata vijojnë ti shkaktojnë dëme të pariparueshme shtetit të Kosovës, duke kërkuar ndarjen e saj edhe sot, prandaj këto raporte të ashpra të pozitës dhe Qeverisë, sidomos në çastet e fundit të dialogut me Serbinë, bëhen qëllimisht nga opozita e inkriminuar, për ta dëmtuar sa më shumë shtetin tonë të brishtë edhe në  arenën ndërkombëtare vetëm pse Qeveria Kurti-2 po përpiqet në vijimësi për rivendosjen e rendit e të ligjit dhe shtetit të së drejtës, në Kosovën e shumëvuajtur”, thekson ai.

Qarri fton SHBA-në që mos t’i tolerëojë strukturat e inkriminura politike dhe liderët në thellimin e korrupsionit por t’i fut në Listën e Zezë.

“Prandaj është koha e fundit që SHBA, të mos i tolerojë më, strukturat e inkriminuara politike dhe liderët e thellimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në Kosovë, por të tregohet më e ashpër dhe t`ua tregojë vendin edhe figurave të inkriminuara politike në Kosovë, njëjtë si atyre në Shqipëri e Bosnje e Hercegovinë, dhe pas bandave kriminale të veriut, ti fus në Listën e Zezë edhe bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës nga partitë e inkriminuara në Kosovë duke i sanksionuar në formën më të ashpër dhe mënyrën e merituar, pasi që po shihet qartë se të mësuar të qëndrojnë mbi 20 vite me radhë mbi ligjin dhe të sundojnë vendin duke shitur tokat e shtetit, tyxharët e tokave tona, jo vetëm që nuk duan të ndryshojnë, por as që kuptojnë gjuhë tjetër”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat