“Kur Abelard Tahiri qet...” / Debati mes Kurtit e Tahirit, reagon ashpër profesori

Politika

“Kur Abelard Tahiri qet...” / Debati mes Kurtit e Tahirit, reagon ashpër profesori

Nga: A.SH Më: 8 tetor 2022 Në ora: 08:27
Abelard Tahiri, Albin Kurti

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj ka komentuar debatin mes deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit rreth rithemelimit të Institut për hulumtimin e krimeve të bëra nga ana e ushtrisë serb ne Kosovë.

“Dje ka ndodhë një përplasje midis kryeminstrit Albin Kurti dhe shefit të grupit parlamentar të PDK Abelard Tahirit lidhur me formimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të bëra nga ana e ushtrisë serb ne Kosovë.

Ky Institut është i domosdoshëm te rithemelohet sepse vetëm përmes këtij Instituti mund te dokumentohen krimet dhe gjendocidi i bërë në Kosovë si bazë e mirë për mundësinë e paditjes së Serbisë për krime lufte dhe gjenocid, të cilën gjë është deshtë ta bëjnë qeveritë e mëparshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, Tahiri sa ‘kacafytet’ me Kurtin më mirë do të ishte të tregonte pse u shua ai institut, duke bërë përgjegjës qeverinë në të cilën ka qenë veq deputetit Tahiri.

"Por Abelard Tahiri sa qet qakapordhica dhe kacafytet me kryeministrin Kurti është mirë të tregoi se si dhe pse u shua Instituti për këtë qellim i cili ishte formuar menjëherë pas luftës nën drejtimin e profesorit të shquar të Falultetit Juridik Ismet Salihut i cili e mori me përkushtim këtë punë.

Por paprimtas nga qeveria në te cilën ka qenë edhe vetë Tahiri e shuan këtë institut.

A mos e bën këtë se atëherë flitje e përflitej se duhet te kemi një pajtim me Serbinë dhe se krimet e luftes tanimë janë vjetëruar”, vazhdon tutje analisti.

Në fund, shton se mbi të gjitha instituti për hulumtimin e krimeve do të themelohet.

“Kjo është katastrofë, skandaloze të sheklësh mbi të gjitha ato krime, masakra, gjenocid mbi popullin shqiptar duke mos e paditur kurrë Serbinë, e as më shumë kur kërkon të pajtohesh me Serbinë thua se ajo s'paska bërë kurrfarë krimesh në Kosovë.

Megjithatë, pa marrë parasysh sjelljet arrogante të Abelrad Tahirit Instituti për hulumtimin e krimeve te luftës do të themelohet i pëlqej kjo apo jo Tahitit, PDK dhe Pronto mafisë, sepse Serbia do të paditet dhe do të përgjegjit për të gjitha krimet dhe maskrat e bëra gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë është e përkushtuar ta bëjë ta realizoi qeveria Kurti II”, përfundoi Binak Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat