Kosovën po e përcjellin problemet e së kaluarës: Kërkohet hetimi i këtyre personave – i tërhiqet vëmendja Kurtit për këtë gjë!

Politika

Kosovën po e përcjellin problemet e së kaluarës: Kërkohet hetimi i këtyre personave – i tërhiqet vëmendja Kurtit për këtë gjë!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 8 tetor 2022 Në ora: 18:33
Kryeministri Albin Kurti

Qeveria dhe opozita nuk po arrijnë assesi të gjejnë gjuhë bashkëpunuese mes tyre.

Përçarjet dhe përplasjet e tyre u vërejtën edhe në seancën e djeshme në Kuvend.

Këto përplasje vijnë në një kohë kur vendi po përballet me probleme dhe kriza tw shumta, pwrfshirw ekonomike dhe energjetike.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Fillimisht, ai tha se problemet karakterizohen në dy fusha, atë të jashtme (problemi kyq me Serbinë) dhe të brendshme.

“Kosova është duke kaluar një gjendje, e cila karakterizohet në probleme të brendshme dhe të jashtme.

Sidomos ajo me Serbinë, si dhe me shtetet sllave, përkatësisht Rusinë, etj.

Gjendja e brendshme nuk është krijuar vetëm nga forcat e brendshme. Ajo është edhe rezultat, madje shumë domethënës, i UNMIK-të, misionit të UE-së, etj”, deklaroi ai.

Image
Profesori Muhamet Kelmendi

Megjithatë, Kelmendi potencoi se kjo nuk do të thotë se politikanët dhe udhëheqësit e Kosovës ndër vite, nuk kanë faj për gjendjen e krijuar në vend.

Madje, ai përmendi pasurimet e tyre të dyshimta dhe kërkoi hetim të tyre.

“Mirëpo, kjo nuk dmth se forcat e brendshme nuk e kanë fajin e tyre dhe se ato janë pa përgjegjësi. Politika e brendshme ka krijuar vështirësi të ndryshme dhe të mëdha. Kryesisht ne fushën ekonomike, sociale, shoqërore dhe të sigurisë së vendit.

Politikanët shqiptarë e të tjerët në Kosovë janë pasuruar shume, format e pasurimit janë të dyshimta. Ata kërkohet të hetohen nga organet e shtetit”, vlerësoi profesori.

Po ashtu, ai analizoi edhe qasjen dhe punët e qeverisë së tanishme. Kelmendi kritikoi gjendjen në shëndetësi, derisa përmendi edhe kushtet e rënda në sektorin privat.

“Vështirësit e krijuara, rrjedhin edhe aktualisht. Edhe kjo qeveri nuk po shkon nga zgjidhja e çështjeve të brendshme dhe atyre të karakterit bilateral dhe multilateral.

Thjeshtë:

Ngecjet dhe vendnumrimet janë prezente.

Në kuadër të të ardhurave personale kemi ngecje edhe më të thella se në qeveritë e mëhershme.

Nuk ka përmirësim në fushën e shëndetësisë. Punëtorët në sektorin privat eksploatohen ashpër dhe nuk kanë as sigurime shoqërore dhe as sociale. Vdes punëtori në vendin e punës dhe askush nuk përgjigjet për vdekje në punë”, nënvizoi ai.

Më tej, profesori tha se paga minimale prej 250 eurove është e pamjaftueshme, ku propozoi që ajo të ngritet në 550 euro.

“Të ardhurat minimale janë shumë të ulta. Propozohet nga Qeveria e Kurtit një pagë prej 260 eurove, e cila nuk mbulon asgjë në jetën e tyre.

Të ardhurat minimale duhet të jenë në minimum 550 euro neto. Pa këto nuk ka të ardhme.

Edhe sigurime shëndetësore nuk ka. Pensionet janë minimale. Raportet e shoqërisë me pushtetin janë dëmtuar ashpër.Greva e mësimdhënësve dhe të tjerëve e vuri qeverinë me shpatulla për muri. Arsimi po shkon duke u dëmtuar. Sigurimet sociale janë minimale”, vlerësoi Kelmendi.

Në fund, profesori riktheksoi dëmet e qeverive të kaluara, duke kërkuar nga qeveria e tashme që të mos shkojë hapave të tyre dhe të identifikojë problemet e qytetarëve dhe të gjej zgjidhjen e tyre,

“Mund të diskutohet e akuzohet e kaluara, gjë që është e drejtë dhe i takon organeve kompetente dhe politikës të merren me atë, por nuk duhet të vendnumërohet dhe mos të punohet. Qeverisja kërkon identifikim e problemeve dhe gjetjen e mjeteve për zgjidhjen e tyre pragmatike. Çdo gjë tjetër është idealiste. Nuk ka të bëjë me pragmatizëm. Masave nuk u intereson ideologjia. Ato dojnë përmirësimim e jetesës dhe siguri shoqërore dhe sociale. Kjo është detyra e qeverisë”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat