Tomë Gashi paralajmëron kapjen e “peshqve të mëdhenj” – ja si do të vjen fundi për opozitën!

Politika

Tomë Gashi paralajmëron kapjen e “peshqve të mëdhenj” – ja si do të vjen fundi për opozitën!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 8 tetor 2022 Në ora: 22:41
Tomë Gashi

Partitë opozitare, vazhdimisht po kritikojnë qeverinë Kurti, madje edhe po bojkotojnë seancat parlamentare.

Është AAK-ja ajo që kërkon rrëzimin e Qeverisë, duke përmendur edhe revoltat.

Natyrisht kjo parti në vazhdimësi kërkon kaos, dhe parashtrohet pyetja pse kjo parti gjithmonë e kundërshton pozitën?

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai për gazetën u shpreh se, që nga 14 shkurti i vitit 2021, kryeministri Kurti ka sjell frikë tek opozita e tashme.

Që nga 14 shkurti i vitit 2021, kur kishim zgjedhjet e fundit dhe kur ndodhi ajo që pritej, fitorja plebishitare e Lëvizjes Vetëvendosje, të gjitha partitë që ishin në pushtet për mbi 20 vjet, tani janë disi si në vaj. Disi si të çorientuara, sepse Albin Kurti, në cilësinë e kryeministrit, ua a ka prishë shumë matematikat dhe i ka bërë të jenë shumë të zymtë, shumë të vrazhdë në deklarimet publike dhe aq as që po mund ta fshehin frikën nga ndryshimet që kanë ndodhë deri më tani”, u shpreh ai.

Avokati tutje thotë se me Vetting do të bëhet revolucion në drejtësi, dhe jo vetëm zyrtarët e AAK -së, por edhe të gjithë zyrtarët tjerë do të kenë humbje të mëdha.

E që është vetëm fillimi i normalizimit të shtetit të Kosovës me Albinin, po vjen ligji antimafia, po vjen ligji për konfiskim të pasurië së pajustifkueshme. I ka ardhur fundi pastaj edhe rrogës kinse të vogël në qeveri e me fitime të mëdha. Po vjen edhe Vettingu që do të bëjë revolucion në drejtësi e në sundim të ligjit dhe jo vetëm zyrtarët e AAK-së janë të vrazhdë në deklarimet publike, qoftë në Kuvend qoftë në media e kudo të munden dhe kjo është nga frika e humbjes së benefiteve që ia kanë krijuar vetes për 20 vite”, tha avokati.

Gjithashtu ai cek faljen e territorit të Kosovës, Malit të Zi, e që kjo nuk mund të gëlltitet nga qytetarët e vendit.

Këtë e di që kushdo qoftë, që ligji do të vlejë njëjtë, dhe sa më shumë që kanë humbë e që mund të humbin, aq më të vrazhdë janë, dhe normalisht ajo që është më e dhimbshmja, falja e territorit të Kosovës, Malit të Zi, vështirë që mund ta gëllitisë dikush e ta harrojnë qytetarët e Kosovës”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat