Eksperti austriak ia përmend Serbisë bombardimet e NATO-s: Ja çfarë të pret nëse e ‘prek’ Kosovën!

Politika

Eksperti austriak ia përmend Serbisë bombardimet e NATO-s: Ja çfarë të pret nëse e ‘prek’ Kosovën!

A.Morina Nga A.Morina Më 9 tetor 2022 Në ora: 14:04
Bombardimet e NATO-s në Beograd, 1999

Rusia dhe Serbia njihen për marrëdhëniet e afërta që kanë mes vete.

Shteti rus duket se e shfrytëzon Beogradin, kur vjen puna tek shtrirja e ndikimit të tij te shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Madje, jo rrallëherë, Serbia ka përfituar nga Rusia, edhe kur provokonte Kosovën.

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger për “Bota sot” komentoi lidhjen Serbi-Rusi.

Ai këtë e cilësoi si një ‘martesë të dështuar’ ndërmjet këtyre dy shteteve që nuk kanë rrugë tjetër përveç izolimit.

Image
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger

“Serbia dhe Rusia janë në një lidhje të dyfishtë të komplikuar si një martesë e detyruar e dështuar. Ata nuk e duan njëri-tjetrin, nuk e njohin njëri-tjetrin por disi mendojnë se nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Më vjen keq për njerëzit e të dy kombeve dhe nuk ka rrugë tjetër veç izolimit të tyre”, deklaroi eksperti austriak.

Krahas kësaj, Fehlinger kërkoi që të ketë një partnerit të ri strategjik Kosovë-Ukrainë.

“Ne duhet t'i japim fund të drejtës së vetos së Rusisë në OKB dhe kështu Serbia do të ishte shumë më pak e interesuar për Rusinë.

Unë bëj thirrje për një partneritet të ri strategjik ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës pasi ato janë viktima të agresionit rus dhe serb.

Serbia duhet të ndalojë të fshihet pas Moskës pasi Rusia do të humbasë luftën dhe të gjithë ndikimin në çështjet botërore”, nënvizoi ai.

Ndërsa, sa i përket mundësisë së shpërthimit të një konflikti të ri, eksperti austriak tha se kjo mund të ndodh vetëm nëse çmendet Serbia.

Pasi, sipas tij Serbia nuk guxon të sulmojë, se e di se do reagonte NATO.

“Serbia duhet të jetë e çmendur të mendojë për luftë kundër Kosovës. NATO-ja do ta godasë Serbinë shumë fort dhe do ta godasë bazën ushtarake në Serbi në momentin që ata të bëjnë një lëvizje armiqësore. Në vitin 1999 Jugosllavia ishte një fuqi ushtarake rajonale. Në vitin 2022 Serbia do të mposhtet brenda javësh nga NATO-ja e 2022-shit. Por, dyshoj se Serbia do të guxojë të sulmojë. Ndërsa, Ukraina po mposhtë Rusinë tani në Kherson që bota të shikojë Serbinë do ta shikojë me shumë kujdes”, theksoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat