“Budallenjve kurrë nuk u pushoi goja, akademikët heshtin për situatën në Kosovë”

Politika

“Budallenjve kurrë nuk u pushoi goja, akademikët heshtin për situatën në Kosovë”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 10 tetor 2022 Në ora: 09:45
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi duke komentuar situatën aktuale në vend, thotë se, ka ardhur koha në Kosovë, që budallenjet  e politikës të cilët shumë folën e pak punuan të heshtën.

“Me vite të tëra truri i menqur po heshtë, e budallenjëve kurrë nuk ju pushojë goja. Sot, është koha e fundit që intelektualet të zgjohen nga gjumi, se moti kanë preferuar heshtjen para sfidave shoqërore dhe politike të Kosovës. Mos të flasim për Akademinë tonë më ndonjë përjashtim, e cila do të duhet të ishte prijetarja e të gjitha proceseve, e shumë pak po bënë punë të mira për Kosovën. Nuk folën as kur u formuan qeveritë, dhe nuk folën as pas formimit të tyre, nuk folën as për bisedimet maratonike politike Kosovë –Serbi, sikur po jetojnë krejtë në një botë tjetër”, vlerëson Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi

Ai thotë ndër të tjera se, shtetin duhet ta udhëheqin njerëzit e mendjendritur , njerëzitë më biografi të pastër, njerëzitë më reputacion, të pakorruptuar, që nuk merren më ndërskamca e banalitete.

“Kosova që shumë kohë është ngulfatur në akrobacione politike, të cilat na kanë lënë shumë mbrapa. Sikur i kemi vënë vetit sanksione për të mos ecur në hap me kohën. Një rreshtim i ri shoqëror dhe politikë, i duhet më shumë se kurrë këtij vendi…”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat