Ngrihet alarmi / Ja si do t’i vjen fundi Serbisë - paralajmërimi për kolaps!

Politika

Ngrihet alarmi / Ja si do t’i vjen fundi Serbisë - paralajmërimi për kolaps!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 10 tetor 2022 Në ora: 13:55
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon tash e tetë muaj.

Liderët botëtor kanë dënuar Rusinë me sanksione të mëdha, mirëpo ka disa vende që nuk e kanë sanksionuar, ndër to edhe Serbia, i vetmi vend në Europë, që se ka bërë një gjë të tillë.

Mirëpo, së fundmi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar bashkëpunim me partnerët dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s për angazhime të tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionet paqësuese nëpër botë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut. Mehaj tha se Serbia është duke marrë para nga Evropa dhe duke blerë armatim rus dhe kinez. Këto deklarata Mehaj i bëri në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

Kjo sipas institucioneve të sigurisë së Kosovës nënkupton se Serbia po e fuqizon ushtrinë e saj, për të rritur kërcënimin ndaj Kosovës, dhe për të vënë së paku nën trysni Perëndimin, se ajo nëse nuk i bëhen lëshime, një ditë, mund ta sulmojë shtetin tonë ushtarakisht.

Komisioni Evropian në samitin e radhës, 12 nis me 12 tetor, pritet t’i jap kritika Serbisë, për shkak të mospërshtatjes së qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Sipas raportimeve pritet që në raportin e progresit, Komisioni ta shënojë këtë si dështim të Serbisë.

Ndërsa si kundërpërgjigje të armatosjes së Serbisë, Ministri i Mbrojtjes ka thënë se Kosova ka fatin që ta ketë prezencën ushtarake të 17 shteteve… dhe se “FSK-ja ka arritur kapacitetet operacionale, ka përmbushur premtimin që del nga pakoja legjislative për mbikëqyrjen civile të subjektit ushtarak, e në veçanti harmonizimit, procesin e përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO”, ka thënë Mehaj.

Por, a mund të goditet, sanksionohet Serbia apo t'i ndalen fondet nga BE-ja, pasi me ato para po blen armë ruse e kineze?

Tërnava: Nëse Serbia vazhdon prapë me ato politikat e saj, që janë në kundërshtim me politikat e shteteve bamirëse të BE-së, atëhere mund edhe të ndalohen ato investime

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai u shpreh se Serbia do të largohet nga Rusia, atëherë kur do të ndodhë humbja e kësaj të fundit në luftë me Ukrainën.

Sipas tij, nëse BE-ja e vlerëson se po keqpërdoren ato kredi si donacion mund t’ia ndalojë ato mjete financiare.

Në këtë situatë të tanishme kur po zhvillohet lufta e pandërprerë prej disa muaj mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe Serbia me politika të ndryshme po mundohet t’i prolongoj vendimet e saj rreth krijimit të qeverisë së re etj, që marr në tërësi ajo po mundohet t’i përshtatet kohës, dhe është në pritje të zhvillimeve përfundimtare nga kjo luftë. Por, kur të bindet dhe të shihet sigurt se Rusia është kah e humb luftën, atëherë Serbia do të përcaktohet dhe do t’i ‘bashkangjitet’ Amerikës. Sepse në tërë të kaluarën, Rusia i ka qëndruar afër Serbisë, dhe tani nuk e ka lehtë të ndahet nga ato politika ruse. Këto rrethana i kanë të njohura edhe shtetet e BE-së, por nëse BE-ja e vlerëson se po keqpërdoren ato kredi si donacion që ia kanë dhënë BE-së, Serbisë, për zhvillimin e saj, shtetet e BE-së që i kanë nda ato donacione mund t’ia ndalin ato mjete financiare, nëse e konstaton keqpërdorimin e atyre financave si donacion që ua kanë dhënë, e që po i harxhojnë për blerje të armëve ruse e kineze”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që faktori ndërkombëtar është në dijeni për armatimin e vazhdueshëm që bën Serbia.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Serbia është duke marrë para nga Evropa dhe duke blerë armatim rus dhe kinez. Megjithatë faktori ndërkombëtar sikur në këtë rast që po i japin kredi Serbisë e që janë disa shtete të BE-së, e kanë të qartë dhe janë në dijeni për të gjitha zhvillimet e armatimit që po i ndërmerr Serbia. Por, megjithatë për të gjitha këto dukuri janë mirë të informuar ato shtete, edhe kur ta vleresojnë se duhet të ndërmarrin masat e ndalimit apo të kërcënimit si kushtëzim përfundimtar që do t’i ndërmarrin ato shtete që i kanë ndihmuar Serbisë, dhe krejt çfarë të kërkojnë nga Serbia”, thotë eksperti i sigurisë.

Ndër të tjera, ai shton se nëse i ndalohen Serbisë këto donacione, atëhere do të përballet me probleme të mëdha duke përjetuar edhe kollaps në çdo lëmi.

Nëse Serbia e vazhdon prapë me ato politikat e saj, që janë në kundërshtim me politikat e shteteve bamirëse të BE-së, atëhere mund edhe të ndalohen ato investime të tyre e që kishte me e sjellë Serbinë në një gjendje të rëndë, si në prodhim njashtu edhe në tregtimin e atyre prodhimëve, dhe tani efekti i asaj situate do të ishte tepër i rënduar për shtetin e Serbisë. Sepse ai shtet do të ballafaqohej me papunësi, migrim në shtete të tjera, dhe inflacion të tërë, prandaj këto mënyra të politikave investuese janë si politika të fundit që munden të ndërmirren ndaj një shteti sikur që është Serbia, prandaj këtë situatë e ka të qartë edhe ajo, e që edhe vet Vuçiqi e ka përmendur në disa raste këtë situatë që po deshën ato shtete me ia ndal ato investime, Serbia mund të përjetojë kollaps në çdo lëmi”, nënvizoi Tërnava për “Bota sot”.

Duhanaj: Sot edhe vet Presidenti serb Vuçiq edhe po të donte, e ka të vështirë të deklarohet qartë pro perëndimit

Ndërsa analisti politik, Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka sjellë ndryshime të mëdha në mbarë botën.

Image
Leon Duhanaj

Analisti thotë që Serbia historikisht ka qenë dhe vazhdon të mbajë lidhje të fortë me Rusinë, dhe shkëputja është e vështirë.

BE-ja, përkatësisht bota perëndimore duke qenë se Serbia është gjeografikisht pjesë e sferës së interesave gjeopolitike të BE-së dhe synimeve për zgjerim, kërkojnë mënyra joshëse për ta shkëputur nga ndikimi rus. Në këtë kontekst, nuk duhet ta neglizhojmë faktin e fuqisë ruse në këtë konstalacion forcash, ku Serbia historikisht ka qenë dhe vazhdon të ketë lidhje të fortë kulturore, politike, ekonomike e ushtarake dhe si e tillë nuk është e lehtë ç'rrënjosja e këtij ndikimi”, shpjegon ai.

Në fund, analisti shton që është me rëndësi që politikisht të ndodhë riorientimi dhe pastaj gradualisht të ndodhë edhe ndryshimi në kuadër të mentalitetit pro rus serb, mentalitet i cili është i ngulitur thellë në bindjen e gjeneratave të vjetra.

Lufta në Ukrainë dhe dështimi ushtarak i Rusisë ka ndikuar që sadopak gjërat të ndryshojnë pozitivisht, megjithatë akoma nuk mund të themi se mund të pritet shkëputje totale. Megjithatë mendoj që gradualisht Serbia do të detyrohet të largohet përfundimisht nga kontrolli rus, por nuk mund të pritet që të bie edhe ndikimi mbi të, sepse për të ndodhur një ndryshim i tillë kërkohet kohë me dekada përkatësisht me gjenerata. Është me rëndësi që politikisht të ndodhë riorientimi dhe pastaj gradualisht të ndodhë edhe ndryshimi në kuadër të mentalitetit pro rus serb, mentalitet, i cili është i ngulitur thellë në bindjen e gjeneratave të vjetra. BE-ja dhe SHBA-ja e dinë këtë, prandaj edhe janë të durueshëm në këtë kontekst. Sot edhe vetë Presidenti serb Vuçiqi edhe po të donte, e ka të vështirë të deklarohet qartë pro perëndimit e po ashtu edhe në raport me Kosovën, pasi që akoma shumica absolute e qytetarëve serb janë me orientim pro rus”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat