Halil Geci: Thaçin e mori Haga, Isën cunami, Edi Rama po shëtitet në Brojë të Drenicës! Vuçiqi e di mirë këtë!

Politika

Halil Geci: Thaçin e mori Haga, Isën cunami, Edi Rama po shëtitet në Brojë të Drenicës! Vuçiqi e di mirë këtë!

Nga: N. Sh. Më: 10 tetor 2022 Në ora: 14:42
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci flet për kërcënimet e Serbisë që po ia bënë Kosovës në vazhdimësi.

Ai thotë se nuk është hera e parë që ministri i kasapit të Ballkanit Millosheviq, Aleksandër Vuçiqi kërcënon dhe paralajmëron “kohë të errët” për Kosovën, dhe një betejë më të keqe se ato të viteve 90-ta.

Ai thotë se pas këtyre kërcënimeve i kujtohen lëvizjet e Vuçiqit me trenin.

“Ardhjet e serbëve dhe provokimet e natyrave të ndryshme, psh. ardhja e serbëve nga Serbia, Gazimestanin dhe shumë kësi lloj  provokimesh të ngjashme, si dhe këto me targat dhe dokumentet e identifikimit. Kërcënimi i fundit i Vuçiqit është një lojë e tij farse, ngase ushtria e tij dhe armatimi moderrn i ka ngordhur në atë moment kur forcat e NATO-s e ruajnë kufirin e Kosovës”, thotë Geci.

Ai në një shkrim dërguar gazetës “Bota sot”, pohon se, grupet kriminale dhe brigada e tij për të cilën po mundohet me na frikësuar është boshe.

“Ai mundet të na bëj dëme me grupet kriminale që i paguan vetë në veri, duke na shkaktuar incidente të vogla, por kurrsesi nuk guxon të intervenoj me makineri luftarake, Vuçiqi e di mirë këtë. Me ju thënë të drejtën, unë kisha pasur dëshirë që Vuçiq ta provoj të hyjë me ushtri, ngase Kosova kurrë në pozicion më të mirë nuk ka qenë, për ta ndjekur njëherë e mirë Serbinë nga këto troje”, shprehet Geci.

Sipas tij, kërcnimi i tij në këtë kohë bëhet për t’ju bërë trysni ndërkombëtarëve dhe institucioneve tona dhe për të ngritur pazaret në dialog për Zajednicen, e që po priten takime të ardhshme që do të ndodhin në ditët dhe muajt në vijim.

Dihet botërisht se Vuçiqi me negociatorëte më hershëm ka fituar sa herë u hy në negociata dhe ka dalur fitimtar. Por egoja e tij e tepruar për të fituar më shumë se sa asociacionin, si duket e la pa asgjë, ngase rrethanat e krijuara dhe situata politike ka ndryshuar rrënjësisht me luftën në Ukrainë, dhe pozicionimi i Serbisë për krah Rusisë i ka lehtësuar arritjet e institucioneve tona”, thotë ai.

Geci thotë se, kjo e ka forcuar bindjen e ndërkombëtarëve se Vjosa dhe Albini i njohin fort mirë akrobacionet politike të Serbisë karshi vendeve fqinjë për të grabitur territore.

“Sikur Vuçiq të pajtohej në atë kohë me asociacionin, asociacion ky me kompetenca ekzekutive kjo punë ishte i harrua qysh moti, ngase Vuçiqi i kishte blerë dy negociatorët kryesor në Kosovë, Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, dhe rrethin e tyre, si dhe Edi Ramën, por edhe Grenellin. Vuçiq nuk ishte i kënaqur as me zajednicen, ai synonte shkatërrimin e Kosovës në themel, deshti Zoti nuk i dhezi, Hashimin e mori Haga, Isen e mori cunami i referendumit, Grenellin e mori gjithashtu dreqi, Rama mbeti duar thatë duke shetitur herë në Brojë të Drenicës, herë në Tiranë duke kërkuar mbështetje për ta rrëzuar qeverinë Kurti, dhe për ta jetësuar zajednicën  ose tradhtin e shekullit të nënshkruar dy herë dhe të ratifikuar në parlament nga votat e tradhtarëve të atdheut”, thotë Geci.

Sipas tij, kërcënimi i Serbisë bëhet për ta forcuar pazarin e zajednicës.

“Zajednica do t’i ketë të ndara nga shteti i Kosovës, Kuvendin, Policinë, Gjyqësinë, Arsimin, Shëndetësinë, Buxhetin. Mbi të gjitha ka (pasuritë natyrore Trepçën, Ujmanin, Brezovicën, Minierat e Novobërdës, dhe Kishnicës) të nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për Kosovën, nga Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq për Serbinë, në prani të përfaqësueses së Evropës Federica Mogherin, e ratifikuar dhe në Kuvendin e Kosovës”, shton Geci.

Ai thekson se, në atë kohë kryetarja e shtetit Atifete Jahjaga ua dergoi në kushtetuse zajednicën e nënshkruar dhe të ratifikuar në parlament, dhe kushtetusja e ka kualifikuar si antikushtetuese, duke gjetur 23 shkelje kushtetuse.

“Po të kishim parlament të mirëfillët, është dashur t’i trajtoj si vepër penale dhe t’i burgosë automatikisht tradhtarët, nënshkruesit dhe votuesit e Zajednicës, dhe të dënohen sipas ligjit për tradhti kombëtare”, potencon ai.

Geci shton se, kryeministri Kurti ka bërë mirë që i ka paralajmëruar vendorët dhe ndërkombëtarët se në Kosovë mund të jetë ndonjë sulm i armatosur nga Serbia.

“Se a po shkojnë vendet drejt një lufte të re të armatosur, unë them se mundësitë e një lufte të re nuk duhen neglizhuar. Perëndimi kurrë nuk ka qenë më i bashkuar, shtetet po pozicionohen kush me kë, fati jonë është se Serbia u rreshtua për krah Rusisë, prandaj lufta e re mundet me ndodhur veç nëse Putin shkrep Atomin, fërkimet e vogla si me Ukrainën munden të ndodhin, por nuk e besoj qe është Putini aq budalla sa të shkatërroj Rusinë sa mos të egzistoj më mbi këtë siperfaqe të dheut”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat