“Kurti ishte arrë e fortë”/ Profesori “godet” ashpër Isa Mustafën: Ju kishit plane tjera me PDK dhe Grenellin

Politika

“Kurti ishte arrë e fortë”/ Profesori “godet” ashpër Isa Mustafën: Ju kishit plane tjera me PDK dhe Grenellin

Nga: A.SH Më: 11 tetor 2022 Në ora: 09:54
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Dje lëvizja Vetëvendosje publikoi një video përmes së cilës ka përmendur ish-pushtetarë e deputetë, për të cilët ka thënë se kishin përvetësuar terminale doganore.

VV-ja ka shkruar se në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.

Kurse, Ish-kryeminstri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, video këto që akuzojnë partitë opozitare për shkatërrimin e shtetit, e keqpërdorim me terminalet doganore.

“Kurti disa herë ka ardhë në shtëpinë time në Prishtinë, ka ardhë edhe në Prapashticë për të më lutë me qeverisë bashkë".

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës duke thënë se, nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet koalicion pas zgjedhjeve sepse të gjitha parittë e bëjnë një gjë të tillë.

Por, ai kritikon Mustafën duke thënë se “LDK që shtinte rruza n'pe dhe nxirrte kajde, kurse kur marrëveshja për bashkëqeverisje me PDK dhe LDK arrihej brenda natës”.

“E ,mirë z.Isa Mustafa çfarë ka këtu të keqe pasiqë paska ardhë Kurti më të lutë të qeverisim bashkë pasiqë i ka fituar zgjedhjet. Kjo është diçka e natyrshme dhe e njohur. Pas zgjedhjeve të gjitha partitë kërkojnë të bëjnë koalicione për bashkëqeverisje.

Kjo është krejt normale. Por, z,Mustafa është deshtë të tregoi se pse marrëveshja për bashkëqeverisje midis LVV dhe LDK zgjati më shumë se gjashtë muaj, kur në vend që të arrihej një marrëveshje ishte ajo LDK që shtinte rruza n'pe dhe nxirrte kajde, kurse kur marrëveshja për bashkëqeverisje me PDK dhe LDK arrihej brenda natës”, thotë ai.

Ai thotë se LDK, kishte plane tjera me PDK dhe Grenellin për ta rrëzuar Qeverinë Kurti I.

“Të ka kërkuar Kurti për bashkëqeverisje kurse ti i bëje leqe, sepse kishe plane tjera me PDK dhe me Grenellin për të rrëzuar qeverinë Kurti I. Mocioni ishte i LDK i parë ndonjëherë kur kërkohej mocion për prishjen e bashkëqeverisjes me LVV.

Por, hallin e kishte diku tjetër sepse duke e formuar me PDK qeverinë xhuxhe Hoti të shkonte puna më mirë, lulzonin tenderat, e besa edhe terminalet. Krejt kjo për pasurim personal. Diçka te tillë nuk të kishte shkuar në bashkëqeverisje me Kurtin.

Pastaj e kishe edhe hallin e Serbisë sepse Kurti nisi të bëjë reciprocitet me Serbinë derisa ajo u çmend sepse Kurti ishte arrë e fortë të cilin nuk mund ta thyente aq kollaj Serbia. Për këtë u patë tranuar edhe Grenelli i cili ua patë dhënë vetëm shtatë ditë për me e rrëzua qeverinë Kurti”, shprehet Maxharraj.

Në fund, ai shton, se Kurti në zgjedhjet e vitit 2021 i ka rrokullisë në humnerë këto parit që sot janë në opozitë, dhe madje po ua publikon keqpërdorimet me shtetin që kanë bërë gjatë qeverisjeve së bashku.

“Por, siç po shihet më mirë i ka ra Kurtit i cili i fitoi zgjedhjet me Listën GUXO me mbi 50% më 21 shkurt 2021 duke ju nxjerrë, rrokullis juve te LDK, PDK dhe AAK në humnër, në opozitë ku s’po mundeni me u gjindë fare sepse jeni mesuar me e zhvatë shtetin, jeni qartë dhe po ulëroni bash si bishat e egra, me sulme bajate ndaj qeverisë Kurti II, i cili ngadalë por sigurt po ua qet në dritë keqpërdoerimet me shtetin, siç është ky rasti me terminalet.

Por, kjo video është vetëm fillimi të tjerat edhe më të tmershme do të vijnë më vonë, ka me ua qitë të gjitha të palarat dhe do të përgjigjeni për të gjitha”, përfundoi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat