Flet Tomë Gashi pas tërheqjes së Listës Serbe/ Tregon planin e Qeverisë – paralajmëron serbët!

Politika

Flet Tomë Gashi pas tërheqjes së Listës Serbe/ Tregon planin e Qeverisë – paralajmëron serbët!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 5 nëntor 2022 Në ora: 16:03
Tomë Gashi

Gjatë ditës së sotme vëmendjen e opinonit publik e mori Lista Serbe.

Lista Serbe ka dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës, duke përfshirë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri", vlerësoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Rakiq tha se nuk do të kthehen në institucione pa u themeluar Asociacioni.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai për gazetën u shpreh që Rakiq është duke parë ëndrra të kriminleëve të Serbisë mirëpo që jeta për qytetarët e vendit do të jetë normale.

Rakiqi i sheh ëndrrat e kriminelit të luftës, ministrit të Millosheviqit dhe tani të presidentit të Serbisë, Vuqiq. Por kjo nuk do ta ndale jetën normale të qytetarëve të Kosovës si në jug ashtu edhe në veri, si në perëndim ashtu edhe në lindje të territorit tonë, të shetetit tonë”, u shpreh ai.

Tani është më se e qartë që Lista Serbe është kali i Trojës në institucionet e Kosovës. Ata duhet ta din që nuk mundet një 2-3% të bllokoj jetën e 98-97% të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe qeveria e ka planë për t’i zëvendësuar këta polic në veri që dezertuan sot nga ajo për të cileë e kanë dhënë betimin para një flamuri para shtetit të Kosovës”, shpjegon tutje avokati.

Gashi në bised e sipër shprehet që edhe pse Lista Serbe është distancuar një zgjidhje do të gjendet pasiqë tensionime ka pasur edhe kohën kur e shpallëm pavarësinë e vendit, e tani jemi 14 vjet shtet dhe normalisht që është zgjidhja është më e lehtë.

"Gjuriq dhe të tjerë janë pjellë e atyre që ishin para Albinit në pushtet dhe që lejuan të kemi një forcë politike kaq destruktive, dhe këtë e arriten duke i minimizuar partitë serbe të Kosovës që ishin lokale ndaj Kosovës shtet duhet theksuar që një zgjidhje do të ketë dhe kjo na pret ta bëjmë në ditët në vazhdim. Tensionimi ka qenë edhe më i madhë kur shpallëm pavarësinë ku të tillie si Rakiqi i dogjën edhe pikat kufitare më 17.shkurt 2008. Dhe tani jemi në situatë shumë më të mirë sepse jemi 14 vjet shtet”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat