“Predhat ruse në Poloni dhe mercenarët rusë në Kosovë, kanë një të përbashkët”

Politika

“Predhat ruse në Poloni dhe mercenarët rusë në Kosovë, kanë një të përbashkët”

Nga: A.Shaqiri Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 19:13
Vladimir Putin, Aleksandar Vuçiq foto ilustrim

Agresion rus në Ukrainë nuk po ndalet. Madje, situata u përshkallëzua edhe më shumë kur një raketë ra në territorin e Polonisë duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Se nga kush erdhi raketa ende nuk po dihet, derisa ka mendime të ndryshme se mund të ketë qenë nga Ukraina e poashtu ka të tjerë që kategorikisht besojnë se raketa ishe nga Rusia.

Kurse, edhe në Kosovë, po bëhet vazhdimisht thirrje për mos tensionim të situatës në veri.

Ndërsa sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Serbia po përdor mercenarët e “Wagner’ për të nxitur më shumë konfliktin.

E, analisti politik, Skënder Mulliqi ka thënë se gjendjen si në Ukrainë po dëshiron ta bëjë presidenti serb Aleksander Vuçiq në Ballkan.

“Dy predhat ruse edhe pse këta e mohuan se janë të tyre në Poloni, dhe futja e mercenarëve rus në Kosovë, janë ngjarje të ndara, por të përbashktën e kanë përshkallëzimin e luftës me përmasa të gjera. Putin edhe pse po e godet parreshtur territorin e Ukrainës me raketa duke bërë dëme të mëdha, megjithatë ai po e humb luftën. Dhe, natyrisht se në një gjendje të tillë Rusia po dëshiron që zjarrin e luftës ta shpërndan në shtetet përreth, dhe përmes Vuçiqit edhe në Ballkan. Ky incident i fundit ku nga raketat ruse mbeten të vdekur dy persona në Poloni si anëtare e NATO-s që është, i kanë detyruar shtetet perëndimore dhe Amerikën të reagojnë fuqishëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, me këtë luftë që po bën Putin në Ukrain, po dëshiron të kthen në gjirin e saj ish shtetet e bllokut të Lindjes.

Dihet se kur sulmohet një anëtare e NATO-së, sipas parimeve të kësaj aleance sulmohen të gjitha shtetet e saj. Lufta në Ukrainë ka shkatuar krizë të rrezikshme zingjirore për paqën në Evropë. Rusia e Putinit po dëshiron me luftë të kthen në gjirin e saj ish shtetet e bllokut të Lindjes. Se sa NATO është e vendosur të ndalon këtë synim të ri ekspansionist shumë të rrezikshëm të Putinit, mbetet të shihet në ditët dhe muajit në vazhdim”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat