Dënimi me 26 vite burgim për Calin, reagon ish-eprori i lartë i UÇK-së: Mbaje dënimin Cal edhe për Remin dhe Latën!

Politika

Dënimi me 26 vite burgim për Calin, reagon ish-eprori i lartë i UÇK-së: Mbaje dënimin Cal edhe për Remin dhe Latën!

Nga: N. Sh. Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 12:36
Sali Mustafa

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e ka komentuar dënimin e Sali Mustafës nga Gjykata e Hagës.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sali Mustafa i njohur si Cali është dënuar me 26 vjet burg.

Miftari thotë se Cali tash do të mbajë dënimin me burg edhe për Rrustem Mustafën – Remin dhe Latif Gashin.

“Mbaje Cal tash burgun edhe për Remin e Latën.... Më shumë t’i kanë trajnu e t’i kanë dirigjuar dëshmitarët kundër juve, ish-komandantët shokët e tu, sot multimilonera, sesa që që e ka bë një gjë të tillë prokuroria e Gjykatës Speciale, që zyrtarisht u marr me dëshmitarë kundër jush”, thotë Miftari.

Ai pohon se këtë fakt e di edhe vet Sali Mustafa.

Miftari thotë se, fatin e njëjtë e kishte edhe Bala i cili ishte dënuar nga Tribunali i Hagës.

“Peshku i madh e han të voglin, kjo ndodh edhe me botën e krimit, sidoqoft në fund ky dënim do të ju reduktohet mbi 30%, histori e dhimshme e njëjtë si me kokën turke tjetër me luftëtarin e UÇK-së, Haradin Balen i cili u dënua pa faj të vetin me dhjetëra vite burg vetëm se ishte i pa krahë dhe ishte i varfër, dhe vdiq po ashtu në mjerim social së bashku me familjen e tij, i harruar dhe i anashkaluar nga gjeneralët  multimilionerët e profiterat e UÇK-së  e të luftës”, shton ai.

Miftari tutje shprehet se pas disa ditësh ai do të harrohet dhe nuk do ta përmend askush.

“Tash dalin këto lodrat e PDK-së, AAK-së, LDK-së... defatoret e OVL UÇK-së e veteranëve të rrejshëm  e shesin patriotizëm me bateria do ditë, e ju thurrin vargje dhe pas do kohësh harrohesh, pastaj me dekada nuk ju përmen kush më pos familjarëve dhe miqve tuaj”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat