Eksperti i sigurisë paralajmëron për veriun: Frika është që nga 10 janari të kemi situate të ngjashme sikur në vitin 2022

Politika

Eksperti i sigurisë paralajmëron për veriun: Frika është që nga 10 janari të kemi situate të ngjashme sikur në vitin 2022

M.Lakna Nga M.Lakna Më 3 janar 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar shtim të forcave të KFOR-it në Kosovë.

Ai ka thënë se shtimi i ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në Kosovë do të ndihmonin në paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Një rritje e konsiderueshme e numrit të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonin sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje e po ashtu edhe numrin e ushtarëve rezervistë.

Një rritje e numrit të ushtarëve në forcën paqëruajtëse të NATO-s, KFOR, do të mbështeste përpjekjet tona në aspektin e mbrojtjes”, theksoi Kurti.

Duke e komentuar këtë deklaratë të kryeministrit, eksperti i sigurisë Drizan Shala, rikujtoi se propozimi për shtim të numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë është bërë gjatë takimeve që janë zhvilluar në dhjetor të 2022 për sigurinë në veri dhe asaj të përgjithshëm .

Image
Drizan Shala

Ai në një deklaratë për gazetën “Bota sot”, tha se deri te kjo kërkesë ka ardhur duke llogaritur në veprimet e grupeve ekstreme serbe, që mund të ndodhin nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Kryeministri ka parashtruar një kërkese që përgjatë 2023 ku edhe pritet të arrihet marrëveshja në mes palëve të këtë shtim të trupave në kuadër të KFOR .

Sepse Kryeministri është duke llogarit në veprimet që pritet të ndodhin nëse palët pajtohen ( Kosova & Serbia ) ndërsa në anën tjetër grupet ekstreme në veri të krahut politik nacionalist serb do të tentojnë të ri përmbysin rendin kushtetues në veri të vendit”, u shpreh ai.

Sipas tij, KFOR ka marr vendim (përmes komandës në Napoli) që trupat tani për tani përmbushin misionin e saj në Kosovë në këto kapacitete që ka.

“Komanda në Napoli ka marr vendim si pasojë e zhvillimeve në veri në 2022 që COMKFOR të raportojë mbi baza ditore për zhvillimet në atë pjese duke përpjekur që maksimalisht të ketë INTEL informacione për terrenin në atë pjese duke përgatitur pastaj plan konkret të ndërhyrjes", u shpreh ai.

Në fund, Shala potencoi se ekziston frika që nga 10 janari i këtij viti të ripërsëritet situata e ngjashme e vetit 2022 në veriun e vendit.

“Frika është që nga 10 Janari 2023 të kemi një situate të ngjashme sikur ishte në 2022”, përfundoi ai.

Ndryshe, sot është bërë e ditur se autoriteti më i lartë Ushtarak i NATO-s, Komiteti Ushtarak, do të takohet personalisht në datat 18-19 janar 2023, në Bruksel të Belgjikës, ku ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe për situatën në Kosovës, sigurinë dhe misionin e KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat