Tomë Gashi jep paralajmërimin e fuqishëm për Asociacionin - zbulon rreziqet nëse pranohet një gjë e tillë!

Politika

Tomë Gashi jep paralajmërimin e fuqishëm për Asociacionin - zbulon rreziqet nëse pranohet një gjë e tillë!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 14 janar 2023 Në ora: 22:09
Tomë Gashi

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Derek Chollet në Kosovë e Serbi vjen në kohën e intensifikimit të përpjekjeve të SHBA-së e BE për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet u kërkoi autoriteteve të Prishtinës që të paraqesin propozimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është detyrim ligjor. Chollet qëndroi të mërkurën pasdite në Prishtinë, ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e opozitës dhe përfaqësuesit e listës Srpska.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se Asociacioni është një kancer që do ta infektoj rëndë Kosovën dhe këtë është dasht ta dijnë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa që e nënshkruan këtë më 2013 respektivisht më 2015.

Sigurisht që këshilltari i Departamentit Amerikan e sheh situatën pak më gjerë, në aspekt regjional e jo vetëm në aspektin e brendshëm siç e shohim ne në Kosovë. Asociacioni është një kancer që do ta infektoj rëndë Kosovën dhe këtë është dasht ta dijnë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa që e nënshkruan këtë më 2013 respektivisht më 2015. Dhe problemi është që tani ajo është bërë thujase marrëveshje ndërkombëtare. Ne të gjithë e kemi pa se çfarë problemi po krijojnë strukturat kriminele të dirigjuara nga Vuçiq në veriun e Kosovës në secilin rast që ata e shfytëzojnë për të krijuar situata destabilizuese edhe pa Asociacion, lëre më nëse iu bëhet Asociacioni”, u shpreh ai.

Më tej, Gashi thotë që Zajdenica nuk ka të bëjë vetëm me pjesën veriore të Republikës tonë por edhe komunat në jug të Kosovës e që do të përdoret saherë të dëshiron Serbia për ta blllokuar jetën normale të shtetit të Kosovës.

Sipas kërkesës së Beogradit atëhere do të ishte fillimi i shkëputjes së veriut nga Kosova dhe Kosova do të bëhej shtet shumë jofunksional sepse Zajdenica nuk ka të bëjë vetëm me pjesën veriore të Republikës tonë por edhe komunat në jug të Kosovës do të jenë pjesë e Zajednices dhe Kosova do të bëhet e bllokuar në të gjtha anët e saj si në veri si në jug me një si rrjetë marimage e që do të përdorej saherë të dëshiron Serbia për ta blllokuar jetën normale të shtetit të Kosovës. Dhe të paraqitet Kosova si shtet si jofunksional dhe si shtet që as kufijt e vet të jashtëm e të brendshëm / të komunave/ nuk po mundet me i kontrollu në mënyrë efektive. Ne duhet ta dijm që nuk po flasim për Zvicër, Gjermani e as për Amerikë e për Suedi po për Serbinë e cila është super armiqësore në raport me Kosovën”, shpjegon avokati.

Ndër të tjera, ai thotë që Amerika do të duhej ta kthen presionin nga Serbia dhe ta detyroj që njëherë e përgjithmon ta pranoj Kosovën shtet të pavarur.

Amerika do të duhej ta kthen presionin nga Serbia dhe ta detyroj që njëherë e përgjithmon së paku ta heq territorin e Kosovës si pjesë kinese integrale të Serbisë siç e kanë në kushtetuten e tyre , pastaj ta detyroj Serbinë që ta pranoj Kosovën shtet të pavarur e pastaj mund të bisedohet për secilen temë tjetër që të ju mundësohet të githë qytetarëve të Kosovës të jetojnë njejt pa diskriminim të askujt sepse po të bëhet Asociacioni pa këto kushte atëherë ne shqiptarët, pra në ato komuna me shumicë serbe do të jemi të diskriminuar”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat