Kritikohen ashpër deputetët: Veriu i Kosovës ishte para shpërthimit dhe Kuvendi heshti!

Politika

Kritikohen ashpër deputetët: Veriu i Kosovës ishte para shpërthimit dhe Kuvendi heshti!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 17 janar 2023 Në ora: 21:58
Kuvendi i Kosovës

Situata në vend po vazhdon të jetë e tensionuar me ngjarje të rëndësishme.

Qeveria e vendit po mbetët e angazhuar ndaj zhvillimeve të fundit por që e njejta po përballet edhe me kritika të mëdha nga opozita.

E në lidhje me këto ngjarje për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai përmendi funksionin që Kuvendi ka në një shtet demokratik duke shtuar që puna e Kuvendit të Kosovës që përkufizohet me ligje, pa analiza dhe qëndrime tjera, tregon mosaktivitet, udhëheqje të dobët dhe mashtrim të masave.

Shteti demokratik dhe plural nuk mund të kuptohet pa kuvend funksional. Kuvendi është organi që ka pushtet të gjerë. Ai ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Të tri pushtetet vendosen dhe kontrollohen nga Kuvendi. Pushteti kryesor dhe bazë për funksionim të pushtetit është ai legjislativ. Mungesa e ligjeve i jep mundësi pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor të funksionojnë të pakontrolluar dhe jashtë ligjor. Këtë nuk duhet lejuar! Puna e Kuvendit të Kosovës që përkufizohet me ligje, pa analiza dhe qëndrime tjera, tregon mosaktivitet, udhëheqje të dobët dhe mashtrim të masave. E gjithë kjo shkon në dëm të vendit”, u shpreh ai.

Image
Muhamet Kelmendi

Më tej, profesori thekson që Kuvendi nuk analizoi dhe nuk dha asnjë mendim a qëndrim për gjendjen ekonomike e sociale në vend, sikundër as për shëndetësi, arsim e fushat tjera.

Puna e Kuvendit të Kosovës, del nga raporti i Kuvendit. Puna mbështetet kryesisht nga 100 ligje të aprovuara dhe në 50 projektligje në procedurë parlamentare. Kjo gjendje është e mjerë. Kuvendi nuk analizoi dhe nuk dha asnjë mendim a qëndrim për gjendjen ekonomike e sociale në vend, sikundër as për shëndetësi, arsim e fushat tjera”, tha profesori.

Ndëra pa përmendur profesori nuk mbeti edhe tensionet që kanë qenë në veri të vendit duke shtuar që Kuvendi ka heshtur në lidhje me këtë ngjarje.

Në Kuvendin e Kosovës nuk u analizua gjendja e sigurisë. Veriu i Kosovës ishte para shpërthimit dhe Kuvendi heshti. Nuk u dha as ndonjë parim për dialog me shtetin serb. U la cdo gjë në pushtet ekzekutiv. Kjo formë e punës nuk është ligjore. Kuvendi e humbi pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv dhe gjyqësor. Pushtetet e përcaktuara me Kushtetutë mbetën vetëm në letër. Kuvendi nuk konsumoi asnjë prej tyre”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat