Heshtja e Ramës ndaj gjenocidit në Kosovë, çfarë po përgatitet “pas perdeve”?!

Politika

Heshtja e Ramës ndaj gjenocidit në Kosovë, çfarë po përgatitet “pas perdeve”?!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 18 janar 2023 Në ora: 20:05
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim nga “Bota sot”.

Të dielën u shënua 24 vjetori i masakrës së Reçakut.

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe.

Mirëpo, Serbia paturpësisht mohon të jetë autore e këtij krimi makabër.

Masakra e Reçakut, është njëra ndër krimet monstruoze të regjimit Milosheviqian, e cila i hapi rrugën Bashkësisë Ndërkombëtare, për intervenim ushtarak, me qëllim që të shpëtohej popullata civile, e cila ishte cak i forcave policoro-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe.

Nga kjo masakër janë mbushur 24 vjet, por ende vetëm një person është shpallur fajtor për pjesëmarrje në kryerjen e saj nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.

Të gjithë lidërët e vendit kanë përkujtuar këtë masakër, përfshirë edhe ata ndërkombëtar, por jo edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama nuk mori as mundin të publikojë një fotografi si shenjë kujtimi për këtë masakër, e aq më pak të thur disa fjalë më shumë.

Kjo ka arritur të sjellë debate të mëdha në opinonin publik duke mos e arsyetuar këtë heshtje të Ramës që po konsiderohet e qëllimshme.

Nga ana tjetër, ndër vite është premtuar e thënë që Serbia do t`i ndihmojë Kosovës për ta paditur Serbinë për gjenocid. Kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

Pse po e mbanë Edi Rama të bllokuar dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës?

Mehazi: Perdet e padukshme të heshtjes të Edi Ramës e kanë kuptimin e përkrahjes së Serbisë për gjenocidet serbe të bëra në Kosovë

Në lidhje me këtë temë ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Ai për “Bota sot”, u shpreh se kryeministri Rama po përkrahë këtë gjenocid që është bërë ndaj Kosovës pasi i njëjti po hesht dhe nuk po e dënon këtë gjenocid.

“E mira e së vërtetës së fshehjes e mbajtjes së bllokimi të dënimeve kriminele, vrastare e gjenocideve serbe në Kosovës do të ishte, që vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të na tregonte se pse hesht e nuk i tregon hapur mikut të tij të zemrës, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, se përgjegjës për të gjitha absurditetet vrastare, kriminele e gjenocidiale të luftës në Kosovë është shteti i tij Serbia. Nëse Shefi i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama është memec ndaj gjenocideve serbe në Kosovë, atëherë figurativisht i bije se ai jo që përkrah gjenocidet serbe në Kosovë, por makineritë vrastare serbe i konsideron si të viktimizuara përballë Kosovës”, u shpreh ai.

Profesori më tej, thekson që rrugëtimi i qeverisë së Ramës është në kundërshtim me qeverinë e Kosovës së Albin Kurt.

Kjo për shkak se qeveritë shtetërore ekzistojnë për atë se çfarë punojnë për shtetin dhe qytetarët e jo çfarë fshehin pas perdeve shtetërore.

Politika nuk ka të bëjë me artin e ndjenjave poetike që shprehin tërthorazi realitetin jetësor, veprimet politike ndryshojnë, janë të drejtpërdrejta ndaj qytetarëve ato vërehen, shihen, nuk kanë të bëjnë se çfarë fsheh politikani, por çfarë thotë, si sillet e si punon për shtetin. Rrugëtimi i qeverisë së Ramës është në kundërshtim me qeverinë e Kosovës së Albin Kurti, themi kështu për shkak se qeveritë shtetërore ekzistojnë për atë se çfarë punojnë për shtetin dhe qytetarët e jo çfarë fshehin pas perdeve shtetërore. Perdet e padukshme të heshtjes të Edi Ramës e kanë kuptimin e përkrahjes së Serbisë për gjenocidet serbe të bëra në Kosovë”, shpjegon profesori.

Ndër të tjera, Mehazi radhit disa nga heshtjet që kryeministri Rama ka bërë ndaj Kosovës.

“Shenjat argumentuese të veprimeve qeverisëse të Edi Ramës tregojnë se ai është me Vuçiqin e Serbisë e kundër Kosovës së Albin Kurti, argumentet janë se:

- Heshtja e Ramës ndaj gjenocideve serbe në Reçak e gjetiu:

- Përkrahja e Ballkanit të hapur serbe-ruse kundër Kosovës;

- Mos lobimi i qeverisë së Ramës për njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën;

- Takimi i shpeshtë i Ramës me Vuçiqin e mohimi i tij për t'u takuar me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin;

- Heshtja e Ramës ndaj barrikadave tensionuese serbe në veri;

- Heshtja e Ramës ndaj asociacioneve ekzekutive serbe në Kosovë, etj etj. të gjitha këto tregojnë se Edi Rama është dashnor politik jo ndaj Kosovës shqiptare, por ndaj gjakpirësit serb të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiqit”, nënvizoi Mehazi për “Bota sot”.

Mehmeti: Edi Rama është i kapur nga Vuçiqi, ka kohë që kjo gjë ka dal në pah dhe është e njohur tashmë

Ndërsa, analisti tjetër politik, Faton Mehmeti, për “Bota sot”, thotë që kryeministri Rama është në shërbim të Vuçiqit tash e një kohë dhe nuk mund të bëjë lëvizje që nuk pajtohet ai.

Image
Faton Mehmeti

Edi Rama është i kapur nga Vuçiqi, ka kohë që kjo gjë ka dal në pah dhe është e njohur tashmë. Duke qenë në shërbim të Vuçiqit s’ka si të flet diçka ka pasur miratimin e tij, s’mund të kritikojë padronin e tij. Është e turpshme me pa kryeministrin shqiptar në shërbim të presidentit serb, turpërim për mbarë kombin shqiptar”, potencon ai.

Analisti në fund, shton që Rama ka bërë një turp të madh për shqiptarët dhe se Serbia po e përdor Ramën për ta izoluar Kosovën.

“Edi Rama i ka bërë dhe po i bën shërbim të madh Serbisë, e pafalshme dhe e turpshme. Rama është turp i kombit, si i tillë gjithmonë do të kujtohet si argat dhe shërbëtor i Vuçiqit.

Serbia po e përdor Edi Ramën për të izoluar Kosovën, si dhe duke u paraqit para botës si viktimë. Këtë gjë po ia mundëson Rama, lidhjet e tij me Vuçiqin janë të dëmshme për Kosovën”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat